Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi ku një vajzë e re, Vilda Ince, u detyrua të martohej me kushëririn e saj, pasi ishte vënë nën presion nga familja.
24-vjeçarja refuzoi lidhjen e detyruar dhe u largua me të dashurin e saj Osman Celik, 25-vjeçar.
Ndërkohë, familja ishte vënë në kërkim të çiftit, por nuk arrinin t’i gjenin, derisa ata kishin ardhur në një festë të vitit të ri në qytezën Kaman, në krahinën qendrore turke Kirsehir.
Kur mësuan se ata ishin në Kaman, familja e vajzës ftoi çiftin në shtëpi duke thënë se dëshironin të pajtoheshin.
Çifti pranoi ftesën e pajtimit dhe shkoi në shtëpinë e familjes, por sapo ata hynë në shtëpi Vilda u dërgua në dhomën e banjës ku u masakrua me sende të mprehta, kurse të dashurin e saj e zhveshën, e torturuan dhe e përdhunuan, para se të therrej për vdekje.
Sipas mediave të huaja, viktimat më pas u vendosën në vaskë që gjaku nga trupi i tyre mos të ndottë dyshemetë dhe më pas trupat u hodhën në një gropë jashtë fshatit ku edhe u mbuluan me dhe.
Por, pak më vonë për shkak se familja e Osman-it nuk kontaktonte dot me djalin, njoftoi policinë dhe oficerët ndaluan familjen e vajzës për marrjen në pyetje. Këta të fundit, pranuan vrasjen makabre dhe treguan ku kishin varrosur trupat. Ndërkohë, policia bëri arrestimin e babait dhe vëllait, por edhe kushëririt me të cilin vajza e ndjerë ishte e detyruar të martohej. Gjithashtu sipas mediave të huaja në ngjarjen e rëndë janë përfshirë edhe dy të afërm të tjerë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Burimi: www.thesun.co.uk
Discussion about this post