Klodiana Lala ka komentuar sot përgjimin e një politikani të quajtur “Taulant” dhe lidhjet e tij me krimin. Zonja tha në një intervistë në Syri TV se përgjimet që janë bërë janë asgjësuar 13 ditë më vonë pasi janë kryer.






Gazetari tregoi edhe një pjesë të seancës së kaluar ndaj Ardian Çapjes, ku u tha se Çapja është pyetur nga prokurori special nëse ka pasur marrëdhënie intime me një person, funksionar të drejtësisë. Këtë pyetje mund ta bëjë prokurori pasi dyshohet se Çapjas ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me dikë të besuar në Prokurori.






“Nuk dihet se çfarë u diskutua në ato 48 orë përgjime. Personalisht mendoj se nga nxitimi, ky përgjim u asgjësua 13 ditë më vonë. Në 13 ditë, fakti që u veprua me shpejtësi na bën të dyshojmë që aty ka pasur diçka. Këtë e dinë dy personazhe, nga njëra anë zoti Balla, që mund të reagojë dhe Ardian Çapja. Një detaj nuk ka dalë nga seanca.






Një moment, prokurori e pyet Çapjan për jetën personale, një marrëdhënie intime duke lënë të nënkuptonte që kjo marrëdhënie intime i kishte rrënjët në drejtësinë shqiptare. Nuk e di përse u bë kjo pyetje por kjo është e regjistruar me video dhe audio por që s’ka dalë nga seanca.






Kush mund t’i kopjonte përgjimet? Një person i besuar i Çapjas brenda Prokurorisë. Mendoj se ndaj e lidha, deri këtu shkoj, nuk di më tej. Jam në pamundësi që të shkoj më tej. U bë kjo pyetje dhe pati tension pasi kjo tejkalonte objektin e gjykimit. Çapja hodhi akuza ndaj prokurorit më pas, gjë që e bën çdo i pandehur”, u shpreh Lala.