RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) ka analizuar se Ballkani dhe në veçanti Shqipëria ka kapacitete të dobëta në fushën e shëndetësisë. Shpenzimet për këtë sektor janë të dobëta, ndërsa sigurimi për shërbimeve shëndetësore mbetet i ulët. Shqipëria ka mesataren më të ulët në rajon përsa i përket shpenzimeve publike, kështu në vitin 2019 ka shpenzuar 2.9% të PBB-së për Shëndetësinë.
Sistemi shëndetësor shqiptar është i mbushur me mangësi, nisur nga numri i shtretërve deri tek i mjekëve. Qytetarët nuk i përmbushin nevojat e tyre megjithëse shpenzojnë rreth 1/3 dhe 1/2 të shpenzimeve totale shëndetësore në rajon. BB ka paralajmëruar qeveritë e Ballkanit për të sifuruar fonde për Shëndetësinë.
Discussion about this post