• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Sunday, January 24, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Rama krijon Agjencinë e fuqishme të Mbikëqyrjes Policore, pse i duhet?

Rama krijon Agjencinë e fuqishme të Mbikëqyrjes Policore, pse i duhet?

04/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama po projekton një agjenci të re sekrete të fuqishme që do të varet direkt prej tij. Aktualisht, Kushtetuta e pengon të kontrollojë plotësisht SHISH-in, pasi kryetari i tij emërohet me dekret të Presidentit. Shërbimet e tjera sekrete, inteligjenca ushtarake AISM dhe kundërzbulimi i Doganave kanë objekt të ngushtë pune, prandaj janë lënë në varësi të ministrave.

Këto ditë është hedhur për diskutim publik draft projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” në Ministrinë e Brendshme. Kjo do të zëvendësojë Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e i cili do të shkrihet. Që në emërtim kemi një ashpërsim të termave: në vend të “shërbim” dhe “ankesa” vijnë fjalët e rënda “mbikëqyrje policore”. Por nuk qëndron këtu problemi. Ky projekt synon krijimin e një superagjencie sekrete me kompetenca të fuqishme, që dalin përtej policisë dhe prekin qytetarët.

Nga kush do të varet?

Në ligjin ekzistues ky autoritet emërohet dhe lirohet nga Ministri i Brendshëm. Me ndryshimin që propozohet, synohet qe titullari i Agjencisë të emërohet dhe lirohet nga Këshilli Ministrave, duke e unifikuar atë me titullarët e institucioneve qe aktualisht mbikëqyr Shërbimi. Shërbimi duhet të “zhvishet” nga gradat dhe të jetë strukture civile, si SHISH, por më i fuqishëm se ka edhe kompetencat e Policisë Gjyqësore.

Sipas draftit, struktura dhe organika e Agjencisë do të përcaktohet me urdhër të kryeministrit, me propozim të ministrit të Brendshëm. Kreu i Agjencisë emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit. Ndërkaq, ministri emëron dhe shkarkon drejtorin e departamentit të Agjencisë. Ministri i Brendshëm miraton programi e Agjencisë, drejtimet strategjike, objektivat dhe zhvillimit institucional, nxjerr urdhra dhe udhëzime. Ministri i Brendshëm nuk mund të informohet për veprime operative dhe hetimore si dhe për identitetin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë ose të informatorëve.

Everest

Pse po ndërhyn qeveria?

Sipas hartuesve të projektligjit, ndërhyrja është e domosdoshme, duke marrë në konsideratë situatën ligjore dhe situatën ekzistuese de facto. Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje synohet “të zgjerohet fusha e misionit të Agjencisë” nëpërmjet garantimit të zbatimit të ligjit dhe interesave të taksapaguesve shqiptarë. “Performancë jo e mirë e subjekteve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në zbatimin e procedurave standarde të punës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre”, theksohet nga hartuesi i projektligjit.

Pse do të jetë agjenci e fuqishme?

Kjo agjenci kontrollon indirekt edhe administratën shtetërore dhe gjyqësore. Çdo veprim i DSIK (drejtori pranë Kryeministrit) për dhënien e certifikatave të sigurisë kalon edhe nga kjo agjenci për kontrollin e aplikantëve. Zgjerimi i veprimtarisë të Agjencisë, duke përfshirë ndër të tjerash, edhe vlerësimin kalimtar dhe periodik të strukturave gjyqësore (Vettingu), ekzaminimin poligrafik si dhe veprimtarinë e verifikimit për pajisjen me certifikatë të sigurimit të personelit, e bënë këtë një agjenci me spektër të gjerë informativ.

Për çfarë i duhet kryeministrit kjo agjenci?

Të gjithë kryeministrat shqiptarë kanë përdorur shërbimet sekrete për të ndërhyrë apo për të mbikëqyrur zhvillimet politike. Pas përvojës së hidhur me SHIK-un, SHISH-it ju hoqën shumë kompetenca dhe ka pasur monitorim të imtë nga Kuvendi dhe Presidenti, ku ka detyrim të raportojë. Prandaj u përdorën organe të tilla si shërbimi sekret i ushtrisë dhe ky i policisë për të kryer survejime të opozitës. Kur ishte në opozitë Rama, PS ka akuzuar qeverinë Berisha se përdorte shërbimin sekret ushtarak për të përgjuar opozitën me një pajisje të re që kishte blerë. Hetimi parlamentar nuk i vërtetoi akuzat, por dyshimet mbetën se pajisjes i ishte djegur memorja. Më vonë, opozita aktuale ka akuzuar ministrin Tahiri se i përgjonte ata dhe ambasadat me një pajisje të quajtur “IMSI Catchers”. Organe të tilla, duke qenë se nuk raportojnë dhe janë jashtë kontrollit parlamentar, mund të përdoren për survejime politike. Kryeministri nuk e ka fshehur dëshirën për të survejuar sa më shumë. Presidenti sapo ka kthyer një ligj që i lejon policisë mbikëqyrje pa lejen e prokurorisë.

Dhënia e statusit te njëjtë, të barasvlershëm të punonjësve të Agjencisë me agjenci të tjera ligjzbatuese, de facto është krijimi i një shërbimi të ri sekret. Por, duke qenë se ka edhe kompetenca policore, e bën atë një armë të fortë në dorën e kryeministrit. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që po shkrihet, u krijuar me ligj në vitin 2014, duke zëvendësuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (SHKB).

ShareTweetShare
Next Post
Lleshaj e quan OFL ‘sukses’, gazetarja: Si nuk ke turp dhe nuk skuqesh?!

Lleshaj e quan OFL 'sukses', gazetarja: Si nuk ke turp dhe nuk skuqesh?!

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More
Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

23/01/2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të...
Read More
SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

23/01/2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë konfirmuar 786...
Read More
Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

23/01/2021
Do të vije një kohe që do të pyesësh veten: Pse babai me këshilloi të studioja në USA. Shpresoj që...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Gruaja e Taulant Ballës: Burri im ishte orator i shkëlqyer dhe një nga djemtë më të pashëm të parlamentit!

“Policia, ndihmë, uaa injorant”, këngëtares së njohur shqiptare i ndodh ajo që nuk ne priste në mes të natën, tmerrohet dhe…(VIDEO)

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!