AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home
Rama i dha 3.6 milionë Euro firmës “2 T” të kreut të Gardës; për vrojtimin e rënies së gurëve në daljet e tunelit të Krrabës

Rama i dha 3.6 milionë Euro firmës “2 T” të kreut të Gardës; për vrojtimin e rënies së gurëve në daljet e tunelit të Krrabës

13/10/2020
in TE TJERA

A besohet, se Rama, Beqja, Balla, Tigri, Gjiknuri, Veliaj dhe parardhësit e tyre të PD-LSI, nuk janë koka e korrupsionit; ku dhe 1 “thërrime” hajdutërie që po publikojmë sot, tregon se “koka e korrupsionit” janë vetëm “kokat” e politikës, sepse vendet e punës, fondet, tenderët e PPP-të i kanë ata, ndërsa “lavatriçet” prokurorë e gjyqtarë, me urdhër e pazare të tyre, marrin “thelën” dhe japin “pafajësi”

Ditën e martë, kryeministri tentoi të lavazhonte llumin korruptiv të vetes, vartësve ministra, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë dhe të krejt krerëve politikë të çdo ngjyre; duke deklaruar se “koka e korrupsionit” në Shqipëri nuk janë politikanët, por prokurorët e gjyqtarët.

Shqiptarët, por dhe ndërkombëtarët janë gajasur me deklaratën e Ramës, sepse ka qindra raste, që faktojnë se “koka e korrupsionit” dhe krimeve në Shqipëri janë politikanët e këtyre 28 viteve, duke nisur nga Berisha i ’92-shit, tek Nano, Majko, Meta e deri tek Rama në bashki e prej 7 vitesh në qeveri.

Pas kësaj deklarate të Ramës, në redaksinë “Pamfleti” erdhi një denoncim, që tregon se deri në çfarë skeme hajdtërie ka shkuar modeli i korrupsionit me urdhër të Edi Ramës.

Sipas dokumentit zyrtar, ministrja Belinda Balluku, iu ka dhënë firmës “2 T shpk” të komandantit të gardës së republikës, Gramos Sako (Saka), tender me vlerë 3.6 milionë Euro, për të vrojtuar dhe pastruar gurët që binin në segmentin para dhe pas tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Për ta konkretizaur, tenderi i është dhënë në datën 18.09.2019, me kontratë të lidhur brenda 48 orësh; me objekt: Vrojtimin e rëniës së gurëve për 1 vit, në aksin “Tunel-Elbasan”, në kilometrat “17.36 e 17.46” dhe kilometrin “15.2”.

Ky mini-koncesion, ka përfunduar në datën 17.09.2020, kur firma “2-T shpk”, biznes privat i komandandit të Gardës së Republikës; që si “punë e kryer”, rezulton vetëm marrja e “çekut” 3,6 milionë Euro nga qeveria.

Ndoshta “babloku” nuk e quan “korrupsion” dhe as veten “koka” që ka udhëruar ti jepet ky çek biznesit të kreut të Gardës, ngaqë ndoshta e konsideron shpërblim për pallatin 5 kate që i ndërtoi falas bashkëshortes së tij Linda Rama.

Dy fakte si kujtesë për kryeministrin Rama, që thotë se politikanët nuk janë “koka e korrupsionit”:

– Pas pushtetit “tepsia vetëm” më 2017 e deri në muajin mars 2020, kur kërkohej anulimi i PPP-ve, për të blerë ilaçe e pajisje anti-“Covid”; kryeministri Rama, ka dalë 17 herë në mbrojtje të oligarkëve, duke u vërsulur kundër e mediave e shoqërisë shqiptare, që e akuzon për pazare krimi ekonomik-financar me ta.

– Dihet, që drejtësia ka qenë dhe është “moçal “korrupsioni” ende i “pa tharë e pastruar” plotësisht; por kryeministri, duhet të sqarojë shqiptarët, se kush i detyroi e i detyron prokurorët dhe gjyqtarët, të mos çojnë në pranga Ilir Beqjen e 600 milionë Euro PPP; “tigrin” për 450 milionë Euro landfille; Gjiknurin për 30 milionë Euro në Unaza-OST e dosjen “Dibra”; Lali Erin për klientelizmin me “Fusha shpk” dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt në plehrat e Sharrës./Pamfleti

Next Post
Pamjet/ Tritol i fshehur në celular poshtë një makine pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë

Pamjet/ Tritol i fshehur në celular poshtë një makine pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.