Qeveria Greke ka vendosur që të miratojë për Krishtlindje dekretin për marrjen e 12 miljeve në detin Jon. Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kosacionit nënshkruar nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Sipas mediave greke ky është një mesazh për Turqinë.
Ato shkruajnë:
Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez.
Ndër të tjera, në shkrimin e Protothemës, përmendet që ky dekret i hap rrugën e dhe marrëveshjes Shqipëri-Greqi, që u përfol se do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare. Kujtojmë se kjo u theksua gjatë vizitës që ministri i Jashtëm grek pati në Shqipëri.
Discussion about this post