• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Monday, January 18, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Punonjësit e policisë dhanë dëshmi kontradiktore për vrasjen e Klodian Rashës/ Çfarë zbulon raporti i SHÇBA-së

Punonjësit e policisë dhanë dëshmi kontradiktore për vrasjen e Klodian Rashës/ Çfarë zbulon raporti i SHÇBA-së

13/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Dy efektivët e policisë të përfshirë në ndjekjen që solli më pas vdekjen e Klodian Rashës, i dhanë oficerëve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA dëshmi kontradiktore mbi ngjarjen.

Nevaldo Hajdaraj, ndaj të cilit gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë së arrestit me burg me akuzën e “vrasjes në kapërcim të kufijve të nevojshëm të vetëmbrojtjes”, deklaroi se kishte qëlluar ndërsa ishte i rrëzuar në tokë me shënjestër këmbët e viktimës dhe njëherë të dytë në këmbë ndërsa viktima po shkonte drejt një kthese.

Ndërsa kolegu i tij, Erion Gjore ka deklaruar se ka parë një përleshje mes Hajdarajt dhe viktimës dhe se të shtënat i ka dëgjuar gjatë kësaj përplasje fizike.

Dëshmitë janë zbardhur në informacionin për referimin e veprës penale në prokurori të përpiluar nga SHÇBA, një kopje të cilës u sigurua nga BIRN.

Përballja fatale midis viktimës dhe dy oficerëve të policisë ka ndodhur rreth orës 1 të së martës në zonën e njohur si Zogu i Zi në kryeqytet.

Everest

Në dëshmitë e tyre punonjësit e policisë pretenduan se janë vënë në ndjekje të viktimës pasi ai nuk i është bindur një urdhri për të ndaluar.

Vrasja e 25-vjeçarit zgjoi zemërim dhe revoltë, ndërsa prej tre ditësh protestues të rinj në moshë janë përplasur me policinë dhe kanë sulmuar institucionet me gurë dhe mjete të forta.

Qindra të rinj protestues janë arrestuar dhe të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë – pjesa dërrmuese në Tiranë por edhe nga disa qytete të tjera të vendit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen të enjten pas protestave mbi ngjarjen, por protestuesit kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Dy punonjësit e policisë Erion Gjore dhe Nevaldo Hajdaraj – anëtarë të forcës speciale “Shqiponja” kanë treguar se kanë qenë në patrullim në rrugën Dritan Hoxha dhe kanë ndaluar një makinë tip Hyundai që lëvizte nga sheshi ‘Shqiponja’ në drejtim të Zogut të Zi, përpara Bar Al’Gusto, për të bërë verifikimin e autorizimit për lëvizje.

Ndërsa Gjore i është afruar makinës, Hajdaraj ka vënë re viktimën Klodian Rasha, i cili ishte disa metra larg, i mbështetur në një mur tek rrethimi i hotel Dilo. Sipas përshkrimit që Gjore ka dhënë në radio, viktima kishte trup mesatar, i gjatë rreth 170 centimetra, me tuta të zeza dhe xhup gri.

Hajdaraj ka deklaruar se në momentin që viktima ka pikasur policët, ai kë bërë një ‘lëvizje të dyshimtë’ dhe polici i ka bërë thirrje të ndalojë për verifikim.

Në momentin që Hajdaraj i është afruar Rashës, viktima është larguar me vrap dhe është ndjekur nga oficeri i policisë. Hajdaraj pretendon se viktima nxori diçka nga brezi dhe e kërcënoi duke i thënë, ‘mos u afro se do të qëlloj.’ Në këtë moment oficeri ka thërritur ‘armë’ që ta dëgjonte kolegu dhe ka nxjerrë armën e tij të shërbimit nga brezi.

Rasha ka vrapuar drejt rrugicës së Drejtorisë së Doganave i ndjekur nga Hajdaraj, ndërsa kolegu i tij Gjore ka tentuar ti presë rrugën duke u zhvendosur në krahun tjetër pranë bar ‘Oslo’. Për pak minuta të dy oficerët e policisë e kanë ndjekur Rashën në rrugica në drejtime të ndryshme.

Fillimisht viktima është përballur në një distancë 25 metra me oficerin Gjore dhe ai deklaron se ka dëgjuar “një zhurmë të njëjtë si ajo e mbushjes së armës” por nuk ka arritur të dallojë armë zjarri për shkak të errësirës.

Sipas Gjores viktima e ka kërcënuar duke i thënë ‘largohu se të vrava’. Oficeri ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe e ka mbushur dhe sipas tij i ka bërë thirrje viktimës të ndalojë.

Gjore deklaron se Rasha nuk i është bindur thirrjes së tij, është kthyer dhe ka vrapuar në drejtim të rrugës Dritan Hoxha. Rasha ka kapërcyer karrexhatën duke u zhvendosur në trotuarin përballë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë dhe ka vrapuar drejt dyqanit Pit Stop – ku është përballur me oficerin Hajdaraj.

Deri në këtë pikë të rindërtimit të ngjarjes, dëshmitë e oficerëve janë të ngjashme por ato më pas ndahen dhe bëhen kontradiktore.

Erion Gjore thotë se nga një distancë prej 100 metra ka parë Hajdarajn dhe viktimën të përlesheshin dhe ka dëgjuar të shtëna.

“Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondave dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo Hajdaraj të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna arme zjarri,” ka deklaruar Gjore.

Pasi dëgjoi të shtënat, Gjore thotë se i është afruar Hajdarajt dhe e ka ndihmuar të ngrihet dhe të dy bashkë i janë afruar Rashës që ishte i shtrirë përdhe dhe ‘rënkoi.’

Ai thotë se për shkak të errësirës, oficerët nuk kanë dalluar shenja gjaku dhe kanë dyshuar se viktima ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.

“Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance,” tha ai.

Ndërsa Hajdaraj thotë se pranë dyqanit Pit Stop ai i është afruar viktimës në një distancë 20-25 metra dhe i ka bërë thirrje të ndalojë. Oficeri i “Shqiponjave’ pretendon në dëshmi se në këtë moment viktima i ka drejtuar “dorën me sendin e dyshuar pistoletë” dhe polici është rrëzuar.

“Në atë çast unë jam rrëzuar në tokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi, duke patur frikën se mos më qëllonte,” i ka thënë ai hetuesve.

Sipas Hajdarajt nuk ka patur përleshje me viktimën, por pasi ai është ngritur në këmbë dhe e ka parë viktimën të largohet drejt kthesës ‘ka bërë qitjen e dytë.”

Në referimin e bërë nga SHÇBA për prokurorinë nuk shkruhet se viktima ka qenë i armatosur.

Megjithatë, raporti shton se një armë u gjet nga oficerë të tjerë të policisë në një pellg uji disa dhjetëra metra më larg disa orë pas ngjarjes, e cila është çuar për ekspertim por që nuk ka të dhëna se lidhet me viktimën.

Ekspertiza mjeko-ligjore e përshkruar në raport, saktëson se Rasha është qëlluar në shpinë dhe ky plumb i ka marrë jetën.

SHÇBA shprehet se kamerat e sigurisë të dyqanit përpara të cilit ndodhi vrasja nuk janë arritur të kqyren për shkak të teknologjisë së vjetër. Ndërkohë në raport thuhet se dy oficerët e policisë, Gjore dhe Hajdaraj nuk kishin kamera të supit. /Birn/

Tags: DeshmiaKlodian RashaPolicia
ShareTweetShare

TË NGJASHME

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…
AKTUALITET

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

18/01/2021

Bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, Erjona Shehu ka reaguar ashpër ndaj aludimeve se partneri i saj ishte dërguar për kurim...

Read more
Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë
KRYESORE

Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

18/01/2021

Partia Demokratike i ka besuar drejtimin politik të qarkut Lezhë, ish-deputetit dhe analistit Mark Marku, i cili do të udhëheqë...

Read more
Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…
AKTUALITET

Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

18/01/2021

Java ka nisur me një mot të ftohtë dhe të acartë me temperatura që kanë qenë në vlera nën zero....

Read more
BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 miijë euro
AKTUALITET

BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 miijë euro

18/01/2021

Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar nga BIRN lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me...

Read more
Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën
KRYESORE

Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

18/01/2021

Ish deputetja demokrate Grida Duma është pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për gratë e liderave në politikë, lidhur me faktin...

Read more
Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani, postimet prekëse të miqve
AKTUALITET

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani, postimet prekëse të miqve

18/01/2021

Ndahet nga jeta në moshë fare të re një mjeke shqiptare e cila jetonte në Gjermani. Lajmin e hidhur për...

Read more
Next Post
65-vjeçari: Pija shumë raki, por kur mu prish shtëpia vjet tek Astiri nuk e di si…

65-vjeçari: Pija shumë raki, por kur mu prish shtëpia vjet tek Astiri nuk e di si…

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

18/01/2021
Bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, Erjona Shehu ka reaguar ashpër ndaj aludimeve se partneri i saj ishte dërguar për kurim...
Read More
Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

18/01/2021
Partia Demokratike i ka besuar drejtimin politik të qarkut Lezhë, ish-deputetit dhe analistit Mark Marku, i cili do të udhëheqë...
Read More
Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

18/01/2021
Java ka nisur me një mot të ftohtë dhe të acartë me temperatura që kanë qenë në vlera nën zero....
Read More
BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 miijë euro

BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 miijë euro

18/01/2021
Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar nga BIRN lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me...
Read More
Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

18/01/2021
Ish deputetja demokrate Grida Duma është pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për gratë e liderave në politikë, lidhur me faktin...
Read More
“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

15/01/2021
Ne ish sheshin Shqiponja, ne hyrje te Tiranës, prej një kohe te gjate po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por...
Read More
“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

15/01/2021
Një video e publikuar në mediat sociale ka tronditur autoritetet greke. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë pritet të nisë hetimet...
Read More
Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

14/01/2021
Qeveria e Shqipërisë bën të ditur në një akt normativ se kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka kërkuar që...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021
  • All
  • AKTUALITET
  • EDITORIAL
  • BIZNES
  • POLITIKE
  • SHOWBIZ
  • SPORT
‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

18/01/2021

Bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, Erjona Shehu ka reaguar ashpër ndaj aludimeve se partneri i saj ishte dërguar për kurim...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

18/01/2021

Partia Demokratike i ka besuar drejtimin politik të qarkut Lezhë, ish-deputetit dhe analistit Mark Marku, i cili do të udhëheqë...

Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

Ikën moti i acartë, por çfarë vjen? Të mërkurën nis…

18/01/2021

Java ka nisur me një mot të ftohtë dhe të acartë me temperatura që kanë qenë në vlera nën zero....

Pëson aksident dhe merr 250 mijë euro dëmshpërblim, Lefteri: Mi hëngri lekët gruaja…

Pëson aksident dhe merr 250 mijë euro dëmshpërblim, Lefteri: Mi hëngri lekët gruaja…

18/01/2021

Të ftuar në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri. Hyseni nga Berati...

E ndanë nga djali i porsalindur dhe një vajzë iu mbyt në përrua, Lule Doçi flet për jetën e zymtë

E ndanë nga djali i porsalindur dhe një vajzë iu mbyt në përrua, Lule Doçi flet për jetën e zymtë

18/01/2021

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një grua që quhej Lule Doçi e...

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

“Bën kjo katunarja sikur çfarë ka bërë”, ndjekësja i nis gabimisht mesazhin, Arbana i jep një përgjigje epike

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë, por…

Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

Everest