Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, u përball edhe me një pyetje me ‘spec’, siç e cilësoi edhe vetë ai.
Ndërsa tha se shkollat e ndërtuara pas tërmetit, do të jenë të një cilësie ndërtimi shumë më të mirë, një mësuese e pyeti Ramës se pse duhej të binte tërmet, që të ndërtoheshin shkolla të tilla.
Ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë se tërmeti ishte një fatkeqësi, një krizë e madhe që duhej kthyer në një “mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort”.
“Të falënderoj për pyetjen me spec dhe shpresoj të jenë kështu të gjitha. Goditja e tërmetit ishte fatkeqësi me përmasa të mëdha. Disa nuk mundën t’ja dalin dhe ti mbijetojnë goditjes,disa humbën familjarë, shumë u gjetën të pastrehë.
Shumë fëmijë u gjendën pa shkollë, kopsht e çerdhe, për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që duhej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit.
Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave.
Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje financiare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne s’do ti kishim mundësitë të shpenzojmë.
Ne po bëjmë besoj një punë shumë të mirë. Ndërkohë që me shkollat e reja në vendet e tjera për të ardhur te ai speci i pyetjes, jemi përpjekur padiskutim të rrisim standardet. Ka një rritje të standardeve por s’është një rritje uniforme.
Realizimi i projekteve të shkolla kryhet në bashkëpunim me pushtetin vendor. 27 mijë punëtorë të angazhuar për rindërtimin. Numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara të të gjitha viteve të tjera të mëparshme. Jemi munduar të bëjmë investime me shumë cilësi dhe me kosto të arsyeshme”, tha ai.
Discussion about this post