Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, është proceduar penalisht, pas protestës së zhvilluar dje në Shkodër, ku u shënuan një sërë incidentesh, përfshirë edhe sulmin ndaj selisë së PS-së, ku u thyen xhamat dhe u dogjën disa orendi.
Policia bën me dije se Ademi është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Ademi reagoi pas sulmit në selinë e PS, ku tha se ishin një grup i veçuar protestuesish që u nisën drejt selisë rozë.
Ajo shtoi se kishte njoftuar menjëherë policinë, por se ata nuk reaguan në kohë.
Për këtë arsye, Ademi depozitoi dje një prokurori edhe një denoncim për punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Discussion about this post