Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, raportojnë mediat ndërkombëtare. Lajmin e ka dhënë presidenca franceze.
Në një deklaratë, Pallati i Elysée njoftoi se presidenti iu nënshtrua testit pasi nisi të shfaqte shenjat e para të Covid-19.
Siç e duan protokollet shëndetësore, ai tashmë do të izolohet për të paktën shtatë ditë dhe do të vijojë punën e tij nga shtëpia.
Discussion about this post