• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

Politika i ka shndërruar gazetarët në gladiatorë

AK Report
Last updated: 2022/02/11 at 9:14 PM
Komento
Shpërndaje

Politika ka arritur një sukses unik në Shqipëri. Ajo që ndodh këtu, besoj se nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike, asaj që promovojmë dhe aderojmë prej 30 vitesh se duam të shkojmë. Raportet e politikës me llogaridhënien publike janë në pikën e tyre më të ulët, madje janë shuar thuajse fare. Në media mungon debati dhe ballafaqimi i tezave, ideve, projekteve, koncepteve dhe filozofive që kanë krahët e politikës.

Në 10 vjeçarin e parë të demokracisë 1990 – 2000 në Shqipëri mungonte habitati i nevojshëm bashkë me kulturën mediatike për të zhvilluar këto debate. Media plurale dhe gazetaria në tërësi ishte në hapat e parë të konsolidimit të saj dhe përshtatjes me mendësinë e re që prodhoi sistemi demokratik. Në 10 vjeçarin e dytë bumi mediatik kryesisht televiziv u shoqërua me një bum debatesh ebpërballjesh të politikës edhe pse larg kulturës tezë-antitezë perëndimore.

Në një farë soji ky debat ekzistonte, për të mbërritur në dekadën e tretë 2010-2020 kur ky debat u zhduk me lindjen dhe zgjerimin gati në ekspansion të medias online që në zhargonin ditor njihet dhe e quajmë portal. Rreth 800 të tillë tanimë në qarkullim, kanë nevojë për ushqim mediatik dhe ushqimi më i mirë është ai që cilësohet si lajm skup. Por të tillë lajme zor se gjen sepse gazetaria profesionale dhe reale me standarde thuajse është në zhdukje. Përtej kësaj media online zëvendësoi mundësinë për debat dhe përballje mes politikanëve.

Tani vendin e tyre e kanë zënë gazetarët që zihen sherrosen e fyhen mes njëri tjetrit për llogari të politikës. Mjafton të shohësh çfarë ndodh në orët prime time në mbrëmje dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme dhe e dallueshme. Degradim total profesional.

Mbijetesa dhe nevoja për vëmendje lajm dhe interes në kushtet e reja i ka shndërruar mediat dhe gazetarët në “gladiatorë publikë” që përleshen netëve nëpër studio në mënyrën më të ashpër, ku nuk mungojnë fyerje, goditjet poshtë dhe lart brezit, anatemimet dhe denigrimet. Në mes orëve pa limit në debate, lajm nuk përbëjnë më idetë dhe opinionet apo analizat realiste, por sharjet, gjuha banale dhe fyerjet.

Media është shpërfytyruar dhe kërkon gjithnjë e më shumë ushqimin e gabuar, duke u investuar gabim në një produkt publik pa asnjë interes për shoqërinë. Politika thuajse është tërhequr plotësisht, duke i shndërruar gazetarët në ushtarë të vullnetshëm ose të pavullnetshëm të saj. Ky është suksesi më i madh që ka arritur në fakt duke iu shmangur ballafaqimit me realitetin dhe produktin që vetë politika prodhon.

Ndërsa gazetarët e shndërruar në mercenarë tani ndjehen zotër të vëmendjes publike që përpiqen ta mbajnë me çdo kusht duke shkelur çdo skrupull dhe vijë etike këtë arenë që tani iu është lënë atyre nga politika. Përmbysja e madhe ka ndodhur. Politika kundron njerëzit e medias dhe mercenarët e saj sesi “kacafyten” netëve ekran më ekran e program më program për famë e protagonizëm.

Ndërsa për vete ka rezervuar kohën parlamentare ku luan live çdo javë një seancë teatrore ku bëjnë sikur po bëjnë dhe në fund asgjë nuk bëjnë në emër të idealeve të majta apo të djathta të cilat as nuk i njohin e as nuk duan t’i njohin. Për ta funksion më së miri parimi “thuaj atë që njerëzit duan, e bëj atë që të intereson”.

Një lojë që i nxjerr të gjithë të fituar, përveç popullit. Ai humbet gjithnjë, edhe kur mendon se zbavitet me sherret banale që ndjek plot etje në ekrane televizive e media elektronike portative. Shfaqje falas për kënaqësi momentale, por me kosto shumë të madhe për jetën reale.

AK Report 11/02/2022 11/02/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

05/11/2023
Horoskopi per diten e Shtune
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

04/11/2023
Horoskopi per diten e Premte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

03/11/2023
Horoskopi per diten Marte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Martë 31 Tetor 2023

31/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist