Këngëtari Shpat Kasapi është kapur së fundmi me kapur me drogë të llojit kokainë. Ngjarja ka ndodhur para 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.
Sipas mediave maqedonase, Kasapit iu sekuestrua sasia e kokainës e ndarë në dy pako të vogla dhe policia e arrestoi atë pasi ndaj tij është ngritur një padi adekuate.
Ai është liruar por ndaj tij do të filloj gjykimi së shpejti. Sakaq përveçse këngëtar, Shpati është bërë pjesë e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si këshilltar i tij.
Artan Grubi ushtron funksionin e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Discussion about this post