Andi Shehi është tani më një prej ish-konkurrentëve të Për’puthen që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me takimet e tij me vajzat dhe jo vetëm.
Shqipja dhe Tea ishin dy vajzat që ai zhvilloi më shumë takime, por në fund doli i “përputhur” me Tean por pas kësaj përputhjeje fshiheshin “kontrata të frikshme” që i kishin detyruar këta të fundit të dilnin bashkë nga emisioni.
Andi që në fillim ra në sy për tipin e tij të mistershëm, por edhe pak “aktor” siç e quanin të gjithë. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video që tregojnë emrat e Andit në Instagram, të cilin Andi tanimë e ka kthyer në biznes me giveaway.
Fansat kanë zbuluar se Instgrami i Andit është hapur në vitin 2018 dhe që prej atëherë ka patur emra të ndryshëm vajzash, emina, maria, emi dhe shumë emra të tjerë.
Ende nuk dihet sesi qendron e vërteta me këto emra që janë në Instagramin e Andit, por ajo që dimë të themi është se të gjithë po flasin për këtë fakt.
Discussion about this post