Një tjetër Shqipëri nga ajo që jetojmë përdit është duke u shitur në media kohet e fundit!
Përtej kryeministrit që sakrifikon kepucët e tij ‘material turk’ dhe bëhet nje me hallet e popullit (me nje skenografi kamerash nga pas)
, përtej kësaj Shqipëria ka jet, ka familje që vuajn për kafshatën e bukës! Janë familjet që ngelën pa shtëpi nga tërmeti dhe presin që kryeministri i vendit ti fusi në shtëpitë që po ngre Elvis Naci me fondet e emigrantëve Shqipëtar!
Ehhh midis këtyre ështe dhe Zelie Çela 38 vjeçare e cila ka mbetur e vetme me dy fëmijë që pa vdekjes së bashkëshortit.
Pas sëmundjes me leucemi acute që ia mori jetën bashkëshorti e la në moshë të re me fëmijët që asokohe ishin 3 vjeç dhe vajza 2 javëshe.
“Vjen vëllai dhe më thotë që ka kërkuar fëmijët ti takojë. Shkova nuk kishte fuqi të fliste, i çova fëmijët, vajza ishte e vogël vetëm 2 javëshe. Pas dy ditësh humbi jetën, ishte një moment shumë i vështirë. Mbeta vetëm me dy fëmijë të vegjël”
Mes lotëve tregon vështirësitë e të jetuarit e vetme.
Asistenca që merr nga shteti nuk i mjafton as për të ngrënë bukë.
“Me 34 mijë që më jep shteti çfarë të bëj më parë me ato”
Meraku më i madhe i 38 vjeçares është se mos sëmundja trashëgohet tek fëmijët dhe se nuk ka para për tu bërë analiza.
“Sa herë që sëmuren fëmijët më shkon mendja që duhet ti bëj analiza, kontrolle, por nuk kam mundësi”
Sot e veja me dy fëmijë nuk ka dhe një strehë të sajën ndaj apelon këdo për ndihmë.
“Kush ka fëmijë ta vendosë dorën në zemër që të kem edhe unë një shtëpi për fëmijët e mi”
Edhe djali i shtëpisë dëshirën më të madhe e ka të ketë një shtëpi si shokët e tij.
“Doja të kisha dhomën time, si shoëkt e mi. Të ishte babi dhe të kishte një makinë që të na çonte te shkolla”
Edhe gjyshja e shtëpisë sot e pafuqishme për ta ndihmuar nipin dhe mbesën kërkon ndihmë për dy jetimët që sot pothuajse nuk kanë asgjë.
Discussion about this post