• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Monday, March 8, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Përgjimeve të Ndrangheta-s/ “Niku” i përgjimeve fiton tenderin e Oksigjenit 9 miliard lekë në QSUT, dha ofertën më të lartë

Përgjimeve të Ndrangheta-s/ “Niku” i përgjimeve fiton tenderin e Oksigjenit 9 miliard lekë në QSUT, dha ofertën më të lartë

by akreport
16/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Niku” i përgjimeve të Ndrangheta-s ka fituar një tender gjigand, me vlerë mbi 9 miliardë lekë të vjetra për oksigjen mjekësor, të zhvilluar së fundmi nga Qendra Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

“Boldnews.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se kompania “GTS”, me administrator Besnik Halili, është shpallur mesjavën e kaluar fituese e tenderit, pas një debati të zhvilluar mes anëtarëve të komisionit të procedurës.

Shkak për “përplasjet” mes stafit të QSUT-së së drejtuar nga Enkelejd Joti, ka qenë fakti se “GTS” është shpallur fituese, megjithëse ka paraqitur një ofertë gati 100 përqind të fondit limit dhe rreth 700 milionë lekë të vjetra më të lartë se sa konkurrenti tjetër në garë.

Tenderi

Në fillim të Dhjetorit 2020, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, shpalli tenderin me objekt “Furnizim me oksigjen te lëngshëm mjekësor për nevojat e QSUNT”, me fond limit 908.315.199 lekë të reja pa TVSH.

Sipas të dhënave zyrtare, ofertat janë dorëzuar në datën 1 Shkurt 2021.

Rezultati i tenderit nuk është shpallur publikisht, pasi QSUT është në pritje të afatit ligjor për ankimime të mundshme.

Megjithatë, redaksia ka arritur ta konfirmojë përfundimin e tenderit, nëpërmjet një dokumenti të rrjedhur nga administrata e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Siç shihet në foton që shoqëron këtë shkrim, në tender kanë marrë pjesë dy kompani-njëra është ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare” dhe tjetra është një kompani e huaj, me seli në një prej vendeve ballkanike.

Gjithnjë sipas të njëjtit dokument, kompania “GTS” ka paraqitur ofertën me vlerë 908.248.025 lekë të reja, ose thuajse sa ishte edhe fondi limit i tenderit.

Ndërkohë, kompania tjetër, ka paraqitur një ofertë ekonomike me vlerë 838.992.518 lekë të reja. Pra, rreth 700 milionë lekë të vjetra më pak se sa “GTS”, e administruar nga Besnik Halili.

Megjithatë, QSUT e Enkelejd Jotit ka vendosur të skualifikojë kompaninë me ofertën më të ulët, duke i dorëzuar tenderin 9 milionë dollarë kompanisë, emri i së cilës u shfaq në përgjimet e anti-mafias italiane, gjatë hetimeve kundër një grupi të lidhur me klanin mafioz “Ndrangheta”.

Ende nuk dihen shkaqet zyrtare për skualifikimin e kësaj kompanie.

Por, burime të brendshme nga QSUT i treguan në konfidencë “Boldnews.al” se një ndër shkaqet e skualifikimit ishte fakti që kompania e huaj nuk kishte paraqitur vërtetim për pagesën e energjisë elektrike në vendin e tij, i cili përbën kusht për kompanitë vendase, por jo për ato të regjistruara jashtë Shqipërisë.

Në rast se konfirmohet ky “shkak skualifikimi”, atëherë rasti mund të përbënte një prej skandaleve më të mëdha në procedurat e prokurimit publik të zhvilluar jo vetëm prej QSUT, por edhe nga të gjithë institucionet publike në Shqipëri.

Ligji për Prokurimet Publike, në një prej amendimeve të shumta të tij, ka parashikuar si dokument standart në tendera edhe paraqitjen e vërtetimit për pagesën e energjisë elektrike.

Ky parashikim ligjor u vendos gjatë fushatës së qeverisë së Edi Ramës për të ulur humbjet në rrjetin e energjisë elektrike në Shqipëri. Pra, ky vërtetim lidhet ngushtësisht vetëm me kompanitë shqiptare, si një mjet për t’i disiplinuar që të paguajnë rregullisht energjinë elektrike dhe për të mbuluar gropën e thellë financiare të operatorëve publikë të energjisë.

“Niku” i përgjimeve të Ndrangheta

“GTS”, kompania fituese e tenderit 9 milionë dollarë, është përmendur shpesh kohët e fundit.

Një hetim i Anti-Mafias së Katanzaros në Itali zbuloi disa komunikime të një personazhi të lidhur me mafian, Andrea Gallo, ku diskutonte me bashkëpunëtorët e tij për një “Nik” shqiptar që ka lidhje të forta në qeveri dhe që mund t’u siguronte kontaktet për t’u përfshirë në biznesin e ndërtimit.

Përgjimet e publikuara edhe në median shqiptare, i takonin kryesisht periudhës 2017-2018 dhe ende nuk dihet nëse “Nik” u ka siguruar mbështetje dhe kanale komunikimi në qeverinë shqiptare dhe bashkinë e Tiranës eksponentit të Ndrangheta-s, Andrea Gallo e miqve të tij.

Të dhënat e siguruara nga dosja e Anti-mafias italiane zbuluan se personazhi “Nik” që përmendej në përgjime është Besnik Halili, një prej administratorëve shqiptarë të kompanisë italiane “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.

Vetë Besnik Halili, në një prononcim mediatik, pranoi se kishte pasur kontakte me Andrea Gallon, por ato nuk lidheshin aspak me leje ndërtimi në Tiranë apo me ndërhyrje në rangjet qeveritare shqiptare.

Ndërkohë që kjo histori e nisur nga Anti-mafias e Katanzaros ka ende shumë për t’u zbardhur, “GTS” vijon të sigurojë tendera në seri pranë autoriteteve shëndetësore shqiptare.

Në një investigim që daton në Maj 2020, “Boldnews.al” zbuloi se kompania “GTS” kishte fituar thuajse të gjithë tenderat për blerje oksigjeni, të zhvilluar nga autoritetet shëndetësore shqiptare gjatë 3 viteve të fundit.

Tashmë, “GTS” fiton tenderin mbi 9 miliardë lekë të vjetra, duke dhënë ofertën thuajse sa fondi limit i tenderit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, u detyrohen t’i japin një shpjegim shqiptarëve se përse 9 milionë dollarë të taksave të tyre përfundojnë tek një kompani, e përmendur si e lidhur me “Ndrangheta-n”, një prej grupeve mafioze më të fuqishëm në Europë./Boldnews

ShareTweetShare

Next Post
Na e sqaroi më në fund! Moderatorja e njohur flet për herë të parë për ”sherrin” me Arbana Osmanin

Na e sqaroi më në fund! Moderatorja e njohur flet për herë të parë për ''sherrin'' me Arbana Osmanin

Discussion about this post

Kursi zyrtar i këmbimit valutor

07/03/2021 11:32 PM

1 ALL

  • ALL 1.0000

  • Trending
  • Comments
  • Latest
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

04/03/2021
Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

03/03/2021
“Sill vajzën ose do t’ju vras”, si përndiqej dhe kërcënohej në kohë karantine 18-vjeçarja. I akuzuari: Ishim të lidhur dhe prisnim të fejoheshim, por…

“Sill vajzën ose do t’ju vras”, si përndiqej dhe kërcënohej në kohë karantine 18-vjeçarja. I akuzuari: Ishim të lidhur dhe prisnim të fejoheshim, por…

01/03/2021
‘Shitësit e drogës kanë leje’, Rudina Hajdari: Më lehtë të shesësh kokainë në Shqipëri se sa gjizë!

‘Shitësit e drogës kanë leje’, Rudina Hajdari: Më lehtë të shesësh kokainë në Shqipëri se sa gjizë!

01/03/2021
Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

07/03/2021
“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

07/03/2021
Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

07/03/2021
Jashari: Nëse është nevoja, jemi të gatshëm me iu përgjigj prapë Serbisë

Jashari: Nëse është nevoja, jemi të gatshëm me iu përgjigj prapë Serbisë

07/03/2021
“Rama, armik i mësuesve”, Berisha: Në vitet 2005-2013 rrogat u rritën 150%, sot marrin 30% më pak

“Rama, armik i mësuesve”, Berisha: Në vitet 2005-2013 rrogat u rritën 150%, sot marrin 30% më pak

07/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!