Në orët e para të vitit 2021 një tragjedi e rëndë tronditi kryqytetin. Një 34-vjeçar i identifikuar si Klajdi Shundi qëlloi me thikë kunatin e tij, 42-vjeçarin, Vladimir Zvezhda.
Arsyeja e këtij akti ekstrem mësohet se është bërë për motive të dobëta, teksa autori i sulmit dhe viktima kishin dakruar së bashku në shtëpinë e autorit.
Pas konfliktit të çastit, Shundi ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij Zvezhda.
Ky i fundit u dërgua në spital, por fatkeqsisht nuk ka mundur të mbijetojë, teksa autori i krimit u prangos.
Discussion about this post