Edhe pse ju detyrohej qytetarëve një shpjegim për darkën e ministrave në Dubai, e cila do ju rëndoi në xhepat e qytetarëve! Ramës nuk i intereson ti japi më shumë vëmendje këtij skandali!
Mesaduket Kryeministri ecën me shprehjen çudia më e madhe 3 ditë zgjat!
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”, shkruan Rama në një postim në Facebook, para pak minutash.
Kryeministri ka deklaruar më herët se të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.
Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid të Pfizer-it, nga kompania BioNTech, teksa vijojnë bisedimet me AstraZeneca-n dhe Moderna-n. Vaksinimi do të nisë ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Discussion about this post