Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore.
Ndërsa reshjet e pakta të dëborës do të jenë prezente në zonat malore verilindore dhe juglindore. Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë përkohësisht motin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.
Discussion about this post