Gazetari Robert Papa thotë se 6 marsi ishte më së shumit një përgjigje e demokratëve për ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Në një lidhje me Skype me MCN TV, Papa u shpreh se me angazhimin direkt në politikën e brendshme të vendit, Kim është përpjekur të avancojë në karrierë, por u mposht nga Berisha.
Asnjë perëndimor nuk do të thoshte se ajo është diplomate. Berisha është shpallur non grata dhe nuk ka nevojë të na e thotë Kim. Ajo është investuar personalisht në këtë betejë. Çdo diplomat në Shqipëri është në training, nuk është ambasador tamam. Zonja ka pretenduar të ecë në karrierë pas kësaj që ndodhi në Shqipëri. Ajo u sfidua dhe u mposht nga Berisha. Asnjë diplomat amerikan nuk ka guxuar ndonjëherë t’u flasë shqiptarëve me fjalët e Enver Hoxhës.
Dua t’i them që Amerika është e fortë, por të fortë janë edhe demokratët që e përbuzën dhe nuk ka nevojë për komente. Ajo nuk ka folur sot. Ne republikë bananesh nuk jemi dhe këtë Kim duhet ta dijë shumë mirë.