Një 20-vjeçar ditën e sotme ka qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në oborrin e një shkolle në Farkë. Kjo ka shkaktuar panik te nxënësit. Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” njofton policia.