AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home TE TJERA
PAMJE TË RËNDA/ Adoleshentët rrahin bashkëmoshatarin me shqelma, grushte dhe çekiç kokës (Video)

PAMJE TË RËNDA/ Adoleshentët rrahin bashkëmoshatarin me shqelma, grushte dhe çekiç kokës (Video)

09/10/2020
in TE TJERA

Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante në Shqipëri. E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin brenda apo edhe jashtë ambienteve të shkollës. Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania nga një fshat i Fierit.

Një grup djemsh, adoleshentë, dhunojnë pa mëshirë një bashkëmoshatarin e tyre. Të rinjtë nuk përmbahen teksa e godasin adoleshentin me mjete të forta, shqelma dhe grushta. Në një moment në video shihet se një nga djemtë tenton ta godasë me thikë viktimën e dhunës. Mes tyre nuk mungojnë as sharjet që për adoleshentët shqiptarë, tashmë, janë bërë pjesë e fjalorit të përditshëm.

Ngjarja është e rëndë dhe menjëherë duhet të reagojnë institucionet përkatëse. Policia duhet të merret seriozisht me rastin në fjalë dhe të mos e anashkalojë siç kanë bërë me shumë ngjarje të tjera. Veprimi i adoleshentëve duhet të dënohet maksimalisht, pasi fenomene të tilla po shkatërrojnë rininë në vendin tonë.

I riu i dhunuar në fund të videos shfaqet në gjendje të rënduar por nuk ka informacion mbi shëndetin e tij.

Next Post
FOTO/ Prishet autobusi në mes të rrugës, bllokohet trafiku në Tiranë

FOTO/ Prishet autobusi në mes të rrugës, bllokohet trafiku në Tiranë

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.