• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Sunday, January 24, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjela: Pritja mbaroi! Politika amerikane nis goditjen drastike kundër korrupsionit të madh!

Ngjela: Pritja mbaroi! Politika amerikane nis goditjen drastike kundër korrupsionit të madh!

06/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën që pandemia, po ecën me ritme shumë më të larta se prodhimi i vaksinës anti-Covid, është pikërisht zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe të FBI-së bashkë, avokati i ditur, Spartak Ngjela, që sjell më në fund, lajmin e gëzuar, se goditja kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, filloi!

–Ky është fillimi i një procesi, i cili, në goditjen me spektër të gjerë të krimit të organizuar që ka pushtuar një shoqëri si fenomen, quhet purgo antikrim, – thotë në mënyrë shumë filozofiko-sociologjike, në fillim të statusit, avokati fort i njohur dhe boll i ditur, zotni Spartak Ngjela.

–Po pse është një fillim kjo pikënisjeje?– pyet avokat Ngjela dhe vetëvetja e tij përgjigjet menjëherë:

–Sepse prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Ai e kish vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.

– Por, si mund ta analizojmë politikisht goditjen anti-Llalla që ndodhi dje? – pyet rrufeshëm avokati i ditur dhe siç do ta lexoni më poshtë, po vetja e tij përgjigjet.

Everest

– Por, kur do të fillojë nga funksionimi Byroja Kombëtare e Hetimit dhe ç’po bën Amerika për këtë punë?

PS. Për të mësuar auto-përgjigjet, e këtyre pyetjeve që shtron avokati i shquar, ndërprisni për pak kohë shikimin e Arditit dhe ngrëniet e tij të byrekëve dhe sallamerive në televizionin Klan dhe lexoni statusin e mëposhtëm të avokatit të përndritur!

SPARTAK NGJELA – FAQJA ZYRTARE

A është goditja drastike që SPAK i bëri ish Prokurorit të Përgjithshëm, fillimi i procesit të madh të pritshëm kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Po.
Gjithmonë ka një pikë nisjeje kundër grupeve të mëdhenj kriminalë. Ky është fillimi i një procesi, i cili, në goditjen me spektër të gjerë të krimit të organizuar që ka pushtuar një shoqëri si fenomen, quhet purgo antikrim”..
l.
Pse është një fillim kjo pikënisjeje?
Sepse prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Ai e kish vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.
Por, në çështjen Llalla, u vu në dyshim forca e politikës amerikane në Shqipëri, në funksion të reformës në drejtësi.
Gjykata e Posaçme kishte pranuar të bënte një kapërcim ligjor: iu hoqi sekuestron pronave të shumta të Adriatik Llallës. Ajo kërkoi ligjin përkatës; kurse Prokuroria e Posaçme i kërkoi asaj dje zbatimin e nenit përkatës të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.
Politika amerikane iu është zotuar disa herë shqiptarëve për këte fakt që do t’ua bënte ajo këtë reformë. Dhe, prandaj, vetë ambasadorja Yuri Kim, e tregoi dje forcën e drejtësisë së re në Shqipëri me përkrahjene hapur të saj.
Kjo është rruga: vetëm forca ndërkombëtare do ta përfundojë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri.
ll.
Por, si mund ta analizojmë politikisht goditjen anti-Llalla që ndodhi dje?
Kjo ishte një goditje efikase dhe në kohën e duhur. Vendimi i Gjykatës së Posaçme që lëshoi nga sekuestroja pronat e Adriatik Llallës, i dha mundësinë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri që me krenari të shprehej se: “E morëm edhe Gjykatën e Posaçme”.
Ky mendim pastaj u shpërhap bindshëm edhe në opinionin publik shqiptar. Por, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u shpreh aty për aty se: “Adriatik Llalla është i padëshirueshëm për hyrjen e tij në USA; me gjithë familjen e vet”.
Pas kësaj, rrjedha goditëse anti-krim ndryshoi menjëherë, dhe dje u deklaruan të sekuestruara të gjitha pronat e dyshimta të Adriatik Llallës, por këtë herë, në funksion të krimit anti mafie në Shqipëri që quhet, “Për parandalimin dhe goditjene krimit të organizuar…”
Ka mundësi që, pikërisht këtë, ka kërkuar me të drejtë Gjykata e Posaçme në rastin e parë, dhe Prokuroria e Posaçme e korrigjoi.
Prandaj, ky proces kuptohet se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E gjithë kjo që ndodhi, i dha të kuptuar opinionit publik shqiptar se politika amerikane nuk lëshon fare pe në drejtimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Çlirimi nga sekuestroja e pronave të Adriatik Llallës ishte një akt i gabuar, por korrigjimi i gabimit i dha tani më shumë besim opinionit publik shqiptar.
lll.
Në të njëjtën kohë, duhet të shohim se, kur do të fillojë nga funksionimi Byroja Kombëtare e Hetimit?
Kjo në fakt është pika kyç në luftën antikorrupsion kundër rretheve të larta të politikës shqiptare. Dhe, fillimi nga puna i asaj Byroje, do të jetë pika e madhe e kthesës për reformën shqiptare në drejtësi dhe në politikë.
Por, edhe në ndërtimin përfundimtar të Byrosë së Hetimit, duhet, dhe do të jetë forca e politikës ametikane ajo që do të vendosë pikat mbi i, edhe për këtë çështje. Dhe kjo sigurisht që po pritet me një farë impresioni pozitiv nga Shqiptarët.
Por, kjo pritje po duket se ka ardhur drejt fundit, në një kohë kur, çështja e sekuestrimit të pronave të pajustifikuara do të ndjekë, tani e më tej, precedentin Llalla. Në fakt, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo që, para 20 ditësh, i dha impuls real ecurisë së formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prandaj, pavarësisht se si u përcoll çështja e pronave Llalla, ajo, më në fund, me prezencën që paraqiti politika amerikane me anë të ambasadores së saj në Tiranë, i dha forcë drejtësisë së re në Shqipëri, dhe i krijoi kësaj drejtësie precedentin e ri në përdorimin e ligjit atimafie “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”….

Tags: akreportSpartak Ngjela
ShareTweetShare
Next Post
“Shefqet Ndroqi”/ I riu shpërthen në lot: Po më vdes nëna si kafshë në ambulancë

“Shefqet Ndroqi”/ I riu shpërthen në lot: Po më vdes nëna si kafshë në ambulancë

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More
Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

23/01/2021
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të...
Read More
SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19 në Shqipëri/ 7 viktima dhe 786 raste të reja

23/01/2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë konfirmuar 786...
Read More
Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

Vajzës në Amerikë – Nga Edmond Arizaj

23/01/2021
Do të vije një kohe që do të pyesësh veten: Pse babai me këshilloi të studioja në USA. Shpresoj që...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Gruaja e Taulant Ballës: Burri im ishte orator i shkëlqyer dhe një nga djemtë më të pashëm të parlamentit!

“Policia, ndihmë, uaa injorant”, këngëtares së njohur shqiptare i ndodh ajo që nuk ne priste në mes të natën, tmerrohet dhe…(VIDEO)

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!