• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion shqiptarë ishin nën armë për pak orë
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > Kulturë > Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion shqiptarë ishin nën armë për pak orë

AK Report
Last updated: 2022/06/22 at 12:44 PM
Komento
Shpërndaje

Asnjëherë nuk e kam kuptuar përdorimin e fjalës “zbor”. Kjo fjalë, që ishte kaq e zakonshme për gati 50 vite të brezit tim, sot thuajse nuk ekziston më. Nuk ekziston as në fjalorin e gjuhës shqipe.

Dhe nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk është fjalë e gjuhës shqipe, por fjalë e huazuar nga sllavishtja. Zbor do të thotë grumbullim, mbledhje e në një kuptim më të gjerë edhe kuvend.

Fjala zbor ishte kaq e zakonshme për të paktën 450 000 rezervistët e dikurshëm në rezervë. Zbori ishte stërvitje ushtarake e popullsisë civile. Çdo mashkull në moshë madhore deri në moshën 50 vjeç ishte i detyruar të bënte tre javë zbor. Edhe femrat ishin të detyruara të bënin një javë zbor në vit, por deri në moshën 35 vjeç.

Vështirë është të gjendet ndonjë arkiv familiar të mos ketë një fotografi me veshje ushtarake.

Ishte koha kur fjala karabinë dhe kallashnikov na dukej aq familiare sikur të thuash sot stilolaps. Ne i dinim përmendësh pjesët përbërëse të kësaj arme, dinin të bënim me sy mbyllur zbërthimin e pjeshëm e të plotë të saj, dinim të mirrnim vijën e shënimit, dhe dinim të bënim qitje në poligonet ushtarake.

Njihnim në detaje rregulloret ushtarake, dinim skemën e njoftimit në rast alarmi, dinim pikat e grumbullimit për t’u veshur me uniforma ushtarake, dinim dhe rajonin ku do të zinim pozicionin luftarak në rastin e një agresioni të mundshëm. Dinim se në rast agresioni një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë.

Përgatitja ushtarake u bë një nga tre komponentët e edukimit në shkollat e mesme dhe ato të larta. Si student e më vonë si profesor universiteti, duke filluar nga vitet 1970, çdo vit kryenim një muaj stërvitje ushtarake në Drojë të Mamurrasit.

Nuk ka ish-studentë të universiteteve të Tiranës të mos e njohë Drojën e Mamurrasit, rreth 35 km në veri-perëndim të Tiranës.

Për të shkuar deri aty duhet të lije rrugën e vjetër që çonte në Mamurras dhe të ktheheshe djathtas për të përshkuar një rrugë të shtruar me zhavor që nuk ishte më shumë se dy km. Kazermat e repartit ushtarak ndodheshin përbri lumit të Drojës. Aty ishte komanda, fjetoret, mensa, depot, klubi, sheshi ku bëhej rreshtimi i trupave e gjithçka tjetër që i duhej një reparti ushtarak.

Regjimi ditor ishte regjimi i një ushtari të rregullt. Fjetja dhe zgjimi me orar, fizkultura e mëngjesit, tranazhi, rregullimi i krevatëve, mirëmbajtja e kapanoneve, stërvitja ditore, koha e pushimit etj ishin të programuara saktësisht dhe askush nuk guxonte t’i thyente.

Studentët ishin ushtarë, ndërsa pedagogët në shumicën dërrmuese ishin oficerët e tyre si komandantë toge ose kompanie. Studentët e Biologjisë e Kimisë stërviteshin për mbrojtje kundërkimike, ndërsa ata të Matematikës e Fizikës, për mbrojtje artilerie.

U familiarizuam aq shumë me Mamurrasin, u familiarizuam me Drojën, shpatet e rrëpirta të lumit të Drojës, kodrat, pyjet dhe arishtet që shtriheshin poshtë repartit ushtarak, deri te rruga nacionale e asaj kohe.

Sikur të mos mjaftonin orët e mësimit, edhe lëvizjet në rresht kur dilnim nga reparti ose ktheheshim në të, shfrytëzoheshin për situata të ndryshme ushtarake.

Mjafton që komandati të jepte komandën “gazi” dhe të gjithë duhet të nxirrnin me shpejtësi dhe të vishnin kundragazin. Ai mund të hiqej vetëm me urdhër. Kur jepej komanda “ajri majtas” që presupozonte një goditje ajrore nga e majta, të gjithë duhet të pozicionoheshin barkas në drejtim të kundërt. Edhe nëse djathtas ishte një kanal me ujë e baltë, duhet të futeshe në të deri sa të jepej komanda tjetër “Ajri u zhduk”.

Për fat të keq kishte disa pedagogë inatçorë që i përdornin këto situata vend e pavend për të lodhur studentët e veçanërisht vajzat që janë me delikate dhe kanë problemet të veçanta gjinore. Nuk ishte aspak e lehtë.

Megjithatë, pasditet ishin aq të këndshme e gazmore. Mblidheshim grupe-grupe, dikush këndonte, ndonjë i binte kitarës, bënim mbrëmje vallëzimi në natyrë, tregonim anekdota, jepnim opinione pozitive e negative për komandantët, lexonim ndonjë libër që e kishim marrë me vete, ndanim cigaren me njëri-tjerin dhe thurrnim miqësi të reja.

Humori i njerëzve arrinte apogjeun në stërvitjet ushtarake. Njëherë që pedagog, pak i ndrojtur nga natyra, po ndihmonte një vajzë të mirrte vijën e shënimit duke qëlluar me automatik nga brenda një bunkeri. Aty lëvizi një zhapik dhe vajza bërtiti me zë të lartë sa që të gjithë studentët që ishin jashtë bunkerit u habitën. Pedagogu doli menjëherë nga bunkeri dhe bërtiti “Jo unë por zhapiku!”.

Të gjithë qeshën me të madhe dhe këtë histori e tregojnë edhe sot e kësaj dite.

Ndodhte që dikujt i humbiste kapelja ushtarake dhe ia merrte tjetrit. Loja e vjedhjes së kapeles vazhdonte aq shumë sa përfshiheshin dhjetra vetë. E gjithë kjo shndërrohej në një lloj loje humori që shkaktonte të qeshura pa fund.

Jeta jonë ishte jetë kazerme. Vajzat, djemtë dhe pedagogët kishin kapanone të veçanta. Me përjashtim të pedagogëve të gjithë flinin në krevate dysh, tip marinari. Kushtet nuk ishin të përsosura, megjithatë kujdesi për higjienën ishte maksimal.

Ndodhi një herë që u helmuan disa studentë. Nuk e di sa specialistë mjekësie me bluza të bardha mbërritën nga Tirana dhe sa analiza ushqimesh u bënë. Thoshin se shumë u pushuan nga puna vetëm për këtë rast.

Njerëzit janë njerëz, secili me individualitetin e vet. Asnjë rregullore dhe asnjë kanun nuk mund t’i shndërrojë në klon të njeri-tjetrit. Kishte djem e vajza që shkelnin ndonjë rregull, që për jetën përtej gardhit të repartit ushtarak ishte normale. Gjërat ekzagjeroheshin aq shumë, saqë merrnin përmasa që arrinin deri në Komitetin Qendror të asaj kohe.

Duke shkruar këto pak rrjeshta, lexova një dokument që tregonte për 9 djem e dy vajza të një shkolle të mesme të Tiranës, të cilët gjatë stërvitjes ushtarake u gjetën duke pirë konjak. Aq problem u bë, sa që ngjarja u dokumentua në detaje dhe mbërriti deri në zyrën e Enver Hoxhës.

Njëri nga këta nxënës, vite më vonë u bë një nga miqtë e mi të afërt.

Një student tjetër vodhi një pelerinë shiu dhe e shkëmbeu me një fshatar me një pulë dhe një shishe raki që e piu me shokët. Një ngjarje e tillë mund të shkonte deri në dënim të pashembullt, megjithatë u gjet një mënyrë për ta mbyllur duke shpëtuar karrirën e tij të mëtejshme.

Secili prej nesh që jetoi atë kohë, mund të tregojë histori pafund. Ne u edukuam me dashurinë për vendin dhe e konsideronim mbrojtjen e tij, prioritet madhor. Sot kemi gjithë pjekurinë të gjykojmë se çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte teprim.

Kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe alencat mes vendeve. Brezat tanë jetuan në një kohë tjetër. E megjithatë ajo ishte koha jonë dhe ne s’ka pse mos të shkruajmë për të. Harresa gërryen gjithçka, ashtu si një pikë e vogël uji që gërryen pa u ndjerë edhe shkëmbin më të fortë.

Kam lexuar se atje në Mamurras, aty nga vitet 1920, u vranë dy qytetarë amerikanë, por askush nuk mësoi cila ishte arsyeja. Nja dy tre kuriozë, pikërisht pas një shekulli, u kthyen të gjenin ndonjë gjurmë të kësaj historie, por nuk gjetën asgjë. Kështu do të ndodhë edhe me jetët tona nëse nuk shkruajmë edhe për Drojën ku kaluam disa muaj të jetës sonë më të bukur.

Ky është një fshat për të cilin të rinjtë nuk dinë sot asgjë. Shumë nga godinat e rapartit janë kthyer në banesa dhe rreth tyre kullosin vetëm dele e dhi.

E megjithatë, Mamurrasi dhe Droja më ngjallin mall, mall për kolegët, studentët si dhe për kohët që kanë mbetur më shumë se 30 vite pas.

AK Report 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Kulturë

E Vërteta lakuriqe dhe Gënjeshtra!

12/08/2023
Jetesë & StilKulturë

Kurban Bajrami: Festimi i Sakrificës dhe Solidaritetit

27/06/2023
Kulturë

Dita e Arafatit: Rëndësia dhe shpjegimi i kësaj dite të rëndësishme në Islam

27/06/2023
Kulturë

Citate që vërtetojnë se dashuria e vërtetë ekziston

12/09/2022

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist