Pas OSHEE-s, hapet “gropa e zezë” e tenderëve në shëndetësi, mbasi ministrja Ogerta Manastirliu, prej 3 vitesh po vazhdon në gjurmët e “mjeshtër” Ilir Beqjes, me praktikën hajdutërore. Referuar Buletinit të APP, datë 19 tetor 2020, konstatohet se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur një tjetër tender klientelist si procedurë e abzuiv si vlerë financiare, madje edhe me shkelje ligjore, në favor lehtësues për firmën që ka shpallur “fituese”.
Fakti është ky: Ministria e Shëndetësisë, ka shpallur fituese firmën “MSE shpk”, për tenderin “Blerje respiratorë standart për reanimacionin”, me fond limit 62,250,000 lekë të reja pa TVSH, që thuhet se është pjesë e “Grupit Rilindja”. Edhe pse dihet kush i përlanë tenderët në këtë ministri, çudia nuk qëndron në faktin pse Manstirliu ka paracaktuar këtë firmë me gjoja garë të hapur, por në disa shkelje ligjore dhe abuzime me vlerën financiare: – Së pari, firma e ilaçeve “MSE shpk”, para 5 ditësh, me Vendim nr. 717, datë 15.10.2020, është ndëshkuar nga Autoriteti i Konkurencës me 2 milionë lekë gjobë për abuzim me çmimet e ilaçeve e materialeve farmaceutike “Covid”, gjatë muajve mars-shtator 2020. – Së dyti, përvec gjobës, kësaj firme i ndalohen marrëveshjet për konkurencë të padrejtë e favorizuese në tendera; por në këtë tender, kjo firmë ka përdorur si rivale 2 biznese me ofertë “zero” lekë. Skandali thellohet, me pazarin mes Manastirliut e administratorit të firmës së ilaçeve “MSE shpk”, duke e shpallur fituese me vlerë 57 milionë e 270 mijë lekë të reja; ose 250 mijë Euro më tepër, se oferta më e ulët 25 milionë e 400 mijë lekë të reja. Kështu nuk i lejon ligji, por kështu vazhdojnë t’i “qepin” tenderët në ministrinë e shëndetësisë; tipik si “tenderët sekret” të maskave, pajisjeve e ilaçeve; që tashmë janë dërguar për hetim në SPAK, me kallëzim penal për ministren. /Pamfleti
Discussion about this post