Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme, pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Gjendja në seli dukej e rënduar. Basha shoqërohej nga disa prej të besuarve të tij, ndërkohë që ata qëndronin të pezmatuar.
Jozefina Topalli, ka publikuar foton nga kjo dalje mediatike, duke u tallur me ish kryetarin e partisë.
“Mos ju ardhshim për të keq”, shkruan Topalli, duke e krahasuar konferencën e Bashës me një vaki.