• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Momenti më i vështirë në jetë/ Blendi Fevziu: “Babanë mund ta arrestonin, duhet të kujdesesha për mamin dhe motrën”
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > Kulturë > Momenti më i vështirë në jetë/ Blendi Fevziu: “Babanë mund ta arrestonin, duhet të kujdesesha për mamin dhe motrën”

Momenti më i vështirë në jetë/ Blendi Fevziu: “Babanë mund ta arrestonin, duhet të kujdesesha për mamin dhe motrën”

AK Report
Last updated: 2023/04/26 at 8:05 PM
Komento
Shpërndaje

Pavarësisht se është një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private të Blendi Fevziut.

Moderatori, i cili prej më shumë se 20 vitesh drejton emisionin e suksesshëm “Opinion” , mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve personale, edhe pse për të është folur e vazhdon të flitet gjatë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ai ka rrëfyer një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë. Fevziu tregoi se ishte vetëm 11 vjeç kur i ati bëri bisedën e parë serioze me të.

“Mbaj mend një moment. Duhet të kem qenë 11 vjeç. Im atë më tha :’Do të dalim pak bashkë’. Prindërit atëherë ishin shumë të rëndë. Po ecnim në një rrugë të errët dhe kisha idenë do të përfundonim te akulloret. Ai më tha :’Do të them një gjë’, me ton serioz. Më tha: ‘Ka mundësi të më arrestojnë, mund të kem probleme, kanë arrestuar një mikun tim. Ti duhet të kujdesesh për mamin dhe për motrën’.

Motra ishte katër vjeç. Unë në atë moment, befas, e mora me dramacitet të madh, me idenë mua do të më ngelet shtëpia. Mendova, duhet të mendoj për shtëpinë, si do të zgjidhja unë problemin. M’u duk si përgjegjësi. Kur e mendoj sot, t’i them unë vajzës ti do të kesh shtëpinë. Sot një njeri nuk e kupton dot. Në atë moment, e harrova akulloren, u ktheva në shtëpi dhe doja të takoja një shok t’ja thosha atij, se si duhet zgjidhur kjo. Nuk e arrestua dhe nuk m’u desh ta kisha këtë barrë, por shumë herë në jetën time jam detyruar të marr vendime sepse jetoja larg prindërve dhe duhet të merrja vendime që nuk kisha kohë. E vetmja mënyrë për të marrë vendime ishte instikti. Gjithmonë kam menduar që nuk duhet të jesh proteksionist me fëmijët sepse i bën të pazotë”-tregoi ai.

TAGGED: kryesore
AK Report 26/04/2023 12/07/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

05/11/2023
Horoskopi per diten e Shtune
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

04/11/2023
Horoskopi per diten e Premte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

03/11/2023
Horoskopi per diten Marte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Martë 31 Tetor 2023

31/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist