• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Thursday, January 21, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Mjeku Tritan Kalo flet për Covid: Lufta ime e ‘fundit’ para pensionit, jam betuar që…

Mjeku Tritan Kalo flet për Covid: Lufta ime e ‘fundit’ para pensionit, jam betuar që…

01/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku Tritan Kalo është kthyer pas në kohë duke kujtuar se si nisi karriera e tij si mjek në QSUT dhe si bën të pamundurën për ta bërë profesionin e tij sa më mirë të mundet.

Ai thotë se “flama botërore e Covid” është si beteja që i qëlloi për të mposhtur në këtë pragpensioni të tij.

Statusi i plotë
KOHË KOVIDIANE….1.12.2020….Muaj të mbarë të afërm, miq, kolegë e dashamirës….1.09.1976 – 1.12.2020, 44 vite të përjetuara në më të shumtën e tyre në mjediset e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive “Nikolla Dushniku”, QSUT “Nënë Tereza”, aty ku nisa leksionin e parë të Fakultetit të Mjeksisë dhe aty ku sot është e përditëshme përballja jonë me sfidën ndaj Infeksionit Sars-Cov2/Covid-19 ….Dera e parë në të djathtë të Pavjonit të parë është dera e zyrës ime, ndoshta më modestja në hapsirë për cilindo mjek në çdo vend të rruzullit, POR që kurrë nuku është e vogël për nga mirësia, përkujdesi, ngrohtësija dhe dashurija që ajo bart….PRAGPENSIONI më ofroj edhe një suprizë tjetër para se ai të trokas përfundimisht në këtë derë, përballjen me “flamën mbarëbotërorë të Shekullit të XXI”, sfidë të cilën e kam pranuar që prej ditës së parë sepse jetët tona vlejnë dhe u shërbejnë ruajtjes dhe mëkëmbjes së jetëve të atyre, që vuajtën, po vuajnë dhe do të vuajnë infeksionin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-C0v2/Covid-19….Mbështetja psikologjike e të sëmurëve tanë është po aq parësore sa edhe mjekimi, sidomos në kushtet e izolimit të tyre nga të afërmit dhe shoqëria, andaj dhe prania në mesin e dhomave të të sëmurëve e një mjedisi pune të një mjeku, bart rreziqe për shëndetin e tij, POR njëkohësisht një prani e tille bart shumë optimizëm e shpresë se jeta vijon e do të vijojë edhe në kushtet e një Pandemije….

Si një MANTELBARDHË jam betuar që: “Do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër.

Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.”….BETIMI i ynë është i SHENJTË, andaj shënjtërinë e tij nuku e kam lejuar dhe kurrë nuku do të lejoj t’a cënojë asnjë individ politikan ose një grupim politik i çdo spektri të saj si majtas edhe djathtas, po ashtu nuku do të lejoj të cënohet edhe nga asnjë militant i verbër, koleg mediokër apo gjithollog….”PORDHITIKA” dhe “GJITHOLLOGJIA” largohen shpejt nga era e ditëve apo e viteve të jetës së një shoqërie, POR njërëzimi mbetet dhe t’i shërbesh atij është e paçmimtë dhe tejet e vlertë….PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI i imi dhe i kolegëve të mi, do të jenë kurdoherë në shërbimin tuaj….Mes Mantelbardhëve ka edhe Mantelnjolltë, por ata janë shumë-shumë më të pakët në numër, andaj ata/ato nuk do të mundet kurrë të lëndojnë e të ndotin thelbësinë dhe dlirësinë e betimit të mësipërm….Ju dua, ju duam dhe jemi aty për ju Bashkëkombasit e mi, në vijën e parë të përballjes me sfidën e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…..MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh janë simbioza e suksesit në këtë përballje të madhe të këtij shekullit….TOGETHER FOREVER!!!

Everest
ShareTweetShare
Next Post
Studimi gjerman tregon si e prek koronavirusi trurin e pacientëve

Studimi gjerman tregon si e prek koronavirusi trurin e pacientëve

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...

Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

21/01/2021
Shifra të larta nga COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot...
Read More
Kim Mehmeti: Shqiptarët janë idiotë, veç ata mund të votojnë një njeri si Edi Rama

Kim Mehmeti: Shqiptarët janë idiotë, veç ata mund të votojnë një njeri si Edi Rama

21/01/2021
Analisti Kim Mehmeti ka akuzuar shqiptarët si njerëz që votojnë verbazi, edhe pse sipas tij, Rama iu ofroi vetëm timonin...
Read More
Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

21/01/2021
Pasi nuk ka bërë asnjë hap për të vënë drejtësi dhe pasi i kujton ata vetëm në 21 Janar, Edi...
Read More
PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

20/01/2021
Disa qenë janë gjetur të ngordhur para bashkisë ditën e sotme në Kukës. Deri më tani dyshohet se qentë janë...
Read More
Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

20/01/2021
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin e publikuar nga Gogo.al që zbuloi kontratën sekrete mes Qeverisë të Republikës së...
Read More
Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

20/01/2021
Pak ditë më parë u regjistrua një aksident i frikshëm para ambasadës italiane ku një automjet me shpejtësi 150 km...
Read More
Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

20/01/2021
Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” të cilën Rama donte ta mbante të fshehtë është zbuluar...
Read More
Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

19/01/2021
Fotoja e mësuesit Maliq Torra nga Pogradeci, i cili mbante në krah shkarpa për të ngrohur nxenësit bëri xhiron e...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Kim Mehmeti: Shqiptarët janë idiotë, veç ata mund të votojnë një njeri si Edi Rama

Video/ Fierakët i këndojnë presidentit turk: Erdogan nuk bën më nëna

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!