Një tjetër pjeëstar i bluzave të bardha ka humbur jetën nga Covid në Shqipëri. është bërë e ditur se mjeku i njohur anestizist-reanimator, Aleksandër Hoxha nuk mund ta fitonte betejën me flamën e këtij shekulli.
Shumë miq kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të mjekut, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu shprehet se Hoxha e humbi betejën me virusin e egër.
“Lamtumirë koleg e mik i dashur, Prof As, Dr. Aleksandër Hoxha! Leka i mirë, i aftë, i ditur, Anestezis-Reanimatori i pa përtuar, njeriu njerëzor e i kulturuar na la mbrëme embas nje “lufte” të gjatë me këtë “virus te eger”, në një terren shëndetësor të tij krejt të “pabarabartë”!
Leka, i cili që në rini të “njome” provoi mbi kurriz te gjithe cinizmin e atij regjimi, arriti më tëj të behët një nga anestezistët, pedagogët, lektorët, më të spikatur të vendit tonë, një nga kolegët e bashkëpuntorët më të vlefshëm për të gjithë ne, edhe për mua”, shprehet Shehu.
Ish-ministri më tej shkruan se “humbja e tij tashmë është një humbje e rënde, e dhimbshme për familjen, kolegët, miqtë, studentët e shumte, pacientët e pa numërt, Shoqaten tonë të Anestezi-Terapi Intensive, panelet shkencore e profesionale shqiptare e ndërkombetare, ku ai paraqiste e diskutonte plot seriozitet, kompetence e qartësi, për këdo që e ka njohur e padyshim e ka vlerësuar”.
“Ngushëllimet më të sinqerta së pari familjes e më tej të gjithëve, që kanë pasur mundësiene të qëndrojnë, ta dëgjojnë, punojnë me atë, apo të ndjejnë ndihmën e tij, kujdo që sot e kujton! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu sicc ai ishte, këmbëngulës për arritjet, i thellë në mendim, i sinqertë në marrëdheniet, gjthmonë i qeshur e optimist, edhe në momente shumë të vështira1”, thekson më tej Shehu.
Fakulteti i Mjekësisë përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët, me respekt e dhimbje të thellë.
“Largimi nga jeta i Prof. Asc. Aleksander Hoxha le pas nje humbje te madhe per familjen, koleget, studentet, pacientet e shumte dhe cilindo tjeter qe ka pasur fatin dhe privilegjin ta njohë”, thuhet në reagimin e këtij Fakulteti.
Prof. Asc. Aleksander Hoxha përfundoi studimet e larta me rezultate të shkelqyera në Fakultetin e Mjekesise dhe u specializua ne Anestezi – Reanimacion pas viteve 90‘.
Profesori i ndjere ka pasur mbi 30 vjet eksperience pune ne kete specialitet te vleresuar; 5 vjet ne Sherbimin e Kardiokirurgjise dhe 18 vjet ne Sherbimin e Neurokirurgjise dhe kudo ka shkelqyer si profesionist dhe njeri.
Me një eksperiencë të pasur 10 – vjeccare si pedagog i ftuar ne lenden e Farmakologjise se Pergjithshme; ne vitin 2005 filloi misionin e tij akademik si pedagog me kohe te plote ne fakultet dhe ne shkollen e specializimit ne Anestezi – Reanimacion. Pjese e Sherbimit Universitar te Anestezi – Reanimacionit. Prof. Asc. Aleksander Hoxhen e shkeputi dhimbshem nga pacientet dhe studentet, vetem semundja e rende dhe vdekja; leksionet e Tij te muajve te fundit jane ende ne platformen online te fakultetit.
Gjatë karrieses së Tij te gjate, të përvijuar nga shkenca, modestia dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka dhene nje kontribut të ccmuar per perparimin e specialitetit te Anestezi – Reanimacionit dhe mjekesise bashkekohore ne vendin tone. Ai ka qene anetar aktiv i bordeve drejtuese te Shoqates Kombetare te Anestezi – Reanimacionit, Shoqates Evropiane te Anestezise (ESA), Keshillit Shkencor te Fakultetit te Mjekesise dhe plot redaksive te periodikeve shkencore te njohur.
Ai ishte autor i pese monografive dhe teksteve mesimore per Anestezi – Reanimacionin; Farmakologjine e Pergjithshme, trajtimin e dhimbjes dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashte vendit.
Discussion about this post