• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Thursday, February 25, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
MIE propozon rritjen e kufirit të lejuar për blerjet online pa TVSH, nga 22 euro që është sot

MIE propozon rritjen e kufirit të lejuar për blerjet online pa TVSH, nga 22 euro që është sot

by akreport
01/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga rritja e pragut të lejuar për blerjet online pa TVSH deri te rishikimi i tarifave të shërbimit postar universal (brenda dhe jashtë vendit), Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës (MIE) ka hedhur për konsultim projektvendimin “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026.”

Në dokument vihet theksi edhe për një rishikim të tarifave të shërbimeve universale postare (brenda dhe jashtë vendit) me qëllim reflektimin e ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun postar për shkak të krizës nga Covid-19.

Ministria e Energjetikës kërkon ndryshimin e kufirit të lejuar për blerjen e mallrave online deri në 22 euro pa TVSH, pasi kjo po rrit kostot për operatorët e shërbimit postar.

“Operatorët postarë raportojnë kosto të larta administrative në zhdoganimin e dërgesave të vogla në doganat shqiptare, duke rritur në këtë mënyrë tarifat për trajtimin e dërgesave në doganë dhe duke kontribuar në vonesën e dërgesave. Që eksperienca e shqiptarëve me blerjen e mallrave online, veçanërisht të atyre ndërkufitare të jetë sa më e volitshme dhe sa më komode, nevojitet marrja e masave të tilla si krijimi i një one-stop-shop online për pagesën e TVSH, rritja e tarifës “de minimis” për detyrimet e importit, apo eliminimi i tarifave të skanimit për dërgesat me vlerë të ulët. Shqipëria ka një regjim të thjeshtuar për tregtinë ndërkufitare për dërgesat e vogla.

Një vlerë “de minimis” prej 22 eurosh është caktuar, poshtë së cilës importet përjashtohen nga TVSH-ja e importit dhe detyrimet doganore, duke kursyer në kosto administrative. Tregtarët e autorizuar që përpunojnë një numër të madh pakosh postare ndërkufitare (të tilla si kompanitë e logjistikës që trajtojnë një numër të madh pakosh postare në emër të shitësve online ndërkufitarë) mund të plotësojnë deklarata të thjeshtuara për secilin artikull, që do të ndiqen më pas nga plotësimi i një deklarate shtesë përmbledhëse brenda 24 orëve”, thuhet në draft.

Në dokument pohohet se Posta Shqiptare sh.a. ka prezantuar kërkesën për rishikimin e tarifave postare për shërbimin universal postar në veçanti lidhur me nevojën e mbulimit të kostove për ofrimin e shërbimit universal. Kuadri ligjor parashikon mbulimin e kostove neto të ofrimit të shërbimit universal postar. Rishikimi i tarifave do të bëhet nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me AKEP.

“Në lidhje me tarifat për ofrimin e shërbimeve postare universale, konstatohet se struktura e tarifave të objekteve postare të Posta Shqiptare ka diferenca me ato të vendeve të BE. Tarifa të ulëta për disa objekte postare dhe më të larta për disa të tjera, si dhe mos-rishikimi i tarifave për një periudhë shumë të gjatë kohore nga viti 2002 krijojnë probleme për stimujt për ofrim efikas të shërbimit universal postar. Rishikimi periodik i tarifave për ofrimin e shërbimeve postare me qëllim rritjen e eficencës së ofrimit të shërbimeve postare është i nevojshëm”, thuhet në dokument.

Në studimin e kryer nga Banka Botërore për tregtinë elektronike Albania, “E-commerce Diagnostic Leveraging the digital trade opportunity” në Shqipëri, kur analizohet pjesa e shërbimeve postare thuhet që megjithëse Posta Shqiptare sh.a. ofron shërbime me kosto të ulët në të gjithë Shqipërinë, çmimet ende janë të larta në krahasim me të ardhurat lokale. “Ndikim kryesor në kostot operacionale të Posta Shqiptare sh.a. ka pabarazia midis dërgesave të pakove postare në hyrje dhe ato në dalje. Ky konstatim, mund të kërkojë një analizë më të detajuar në lidhje me çmimet për dërgesat e pakove dhe në veçanti nëse kjo i referohet shërbimit universal postar”, thuhet në studim.

Referuar tarifave të aplikuara në Shqipëri nga ofruesi i shërbimit universal në strategjinë e Ministrisë të Energjetikës, tarifat për dërgimin e letrës me peshë 20 gram brenda vendit janë përkatësisht 70 lekë për letrën e porositur dhe 40 lekë për letrën e thjeshtë. Çmimi mesatar në Europë për dërgimin e një letre prioritare me peshë deri 20 gr brenda vendit është 0,91 euro. Ky çmim ka pasur një rritje me 9, 3% gjatë periudhës 2014-2018. Çmimi mesatar në Europë për dërgimin e një letre të thjeshtë me peshë deri 20 gram brenda vendit është 0.64 euro dhe ka pasur një rritje mesatare prej 1, 8% në vitin 2018 kundrejt vitit 2017.

Dokumenti synon prezantimin e politikës së re të zhvillimit të sektorit postar në Shqipëri, për periudhën 2021-2026, me qëllim përcaktimin e objektivave për përshtatjen e këtij sektori me zhvillimet më të fundit të sektorit postar në Bashkimin Europian dhe atë global, përmirësimin e performancës si dhe adoptimin e zhvillimeve të reja në kuadër të tregtisë elektronike (e-commerce). Strategjia parashikon edhe masat që duhet të merren për zgjidhjen e problemeve që shërbimi postar po has nga mangësitë në sistemi e adresave./D.Azo

ShareTweetShare
Next Post
Basha prezanton programin për Shëndetësinë: Ne do ta shërojmë Shqipërinë! Paga…

Basha prezanton programin për Shëndetësinë: Ne do ta shërojmë Shqipërinë! Paga...

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

21/02/2021
“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

“Donte të ishte dikush, punonte në kohën e lirë”- Rrëqeth shoku i 18-vjeçarit që vdiq nga Covid: Nuk trembej, mendonte për prindërit

23/02/2021
Tre muskutjerët sfidojnë PS e PD/ Gjuzi,Jenisheri dhe Papa regjistrojnë koalicionin e dytë

Tre muskutjerët sfidojnë PS e PD/ Gjuzi,Jenisheri dhe Papa regjistrojnë koalicionin e dytë

24/02/2021
Rama ka tetë vjet që mashtron dibranët me “Rrugën e Arbrit”/ Dhurata Çupi publikon videon

Rama ka tetë vjet që mashtron dibranët me “Rrugën e Arbrit”/ Dhurata Çupi publikon videon

24/02/2021
Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi

Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi

24/02/2021
Mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, 318 të vdekur/ Situata e rëndë në Itali

Mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, 318 të vdekur/ Situata e rëndë në Itali

24/02/2021
Tërbohet avokati i ditur Ngjela: Turp për Amerikën! I dha dekoratën time Dvoranit! S’ka mender b… që ta mbajë…

Tërbohet avokati i ditur Ngjela: Turp për Amerikën! I dha dekoratën time Dvoranit! S’ka mender b… që ta mbajë…

24/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Tre muskutjerët sfidojnë PS e PD/ Gjuzi,Jenisheri dhe Papa regjistrojnë koalicionin e dytë

Rama ka tetë vjet që mashtron dibranët me “Rrugën e Arbrit”/ Dhurata Çupi publikon videon

Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!