• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Monday, March 8, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Meta reagon ashpër ndaj Ramës dhe Mero Bazes: Ja si e mashtrojnë publikun, me shpifje ndaj Presidentit!

Meta reagon ashpër ndaj Ramës dhe Mero Bazes: Ja si e mashtrojnë publikun, me shpifje ndaj Presidentit!

by akreport
22/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në Vlorë, ku ka denoncuar atë që e quan përpjekje të rgjimit për të shpifur ndaj presidentit, duke përdorur media që janë në shërbim të mazhorancës.

Meta ka reaguar ndaj një shkrimi në gazetën Tema, ku thuhet se presidenti viziton Vlorën natën fshehurazi.

Presidenti e hodhi poshtë këtë, duke e quajtu një “shpifje” dhe “mashtrim” të orkestuar nga “kryeoligarku”, duke i’u referuar kryeministrit Rama.

Presidenti tha se nuk ka asnjë nevojë të dalë natën nëpër takime me qytetarët, sepse nuk ka arsye t’i frikësohet qytetarëve të Vlorës dhe sqaroi se fotografitë e publikuara nga Gazeta Tema, janë fotografi të cilat i ka publikuar edhe stafi i tij. Meta shtoi se ka takuar qytetarët e Selenicës, të cilët e kanë kërkuar takimin me Presidentin, për shkak të një problemi që kishin.

“Dua të falenderoj nga zemra gazetën Tema dhe kryeministrin, që më dhanë mundësinë për të parë se Vlora është e mrekullueshme, jo vetëm gjatë fundjavës por edhe në fillim të javës. Për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dezinformohen.

I falenderoj, sepse mezi prita të mbaroj orarin zyrtar për të ardhur në Vlorë, të prgjigjem për shpifjen sikur presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem, duhet ta marrë përgjigjen ballore.

Ju këtu keni një shkrim të sotëm te Gazeta Tema, e cila pretendon sikur presidenti ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota. Këtu keni të njëjtën foto, nga Selenica, ku presidenti ka takuar qytetarët me stafin e tij.

Si gazetarë profesionistë që jeni, do t’ua lë fotot dhe verifikojeni nëse janë apo jo banorë dhe përfaqësues të Selenicës, që e kërkuan takimin me presidentin, pasi i mashtroi qeveria.

Pasi u njoha me këtë shkrim mashtrues, bëra një reagim zyrtar për mashtrimin skandaloz jashtë çdo etike profesionale.

Nuk jam i habitur nga reagimi i botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit, që tha se presidenti ka ikur nga trutë.

Do t’ua lë ju këto foto, ti verifikoni dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi, të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, me qëllim të përjetësojë, një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. I them atij, sa herë të më përmendi për Vlorën, përgjigjen do ta ketë nga këtu në Vlorë.

E meriton Vlora të mos jetojë me gënjeshtra, e meriton Selenica të mos gënjehet më. E di shumë mirë Selenica që presidenti ka vajtur në mes të ditës dhe e kanë kërkuar ata presidentin.

Janë këta, që jo vetëm e tradhëtuan projektin që e integronte Selenicën, por u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me asfalt elektoral”, u shpreh Meta.

ShareTweetShare

Next Post
“Rama rreziku më i madh i Shqipërisë”, Lubonja për përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit…

“Rama rreziku më i madh i Shqipërisë”, Lubonja për përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit...

Discussion about this post

Artikuj të sponsorizuar

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Situatë alarmante në Durrës! Infektohen me koronavirus 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe

Përse refuzova ‘i pari në listat e Tiranës’!

EMRAT/ Nxjerrin armët pas sherrit në Rrogozhinë, tre të plagosur, njëri rëndë

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!