• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Friday, March 5, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

by akreport
23/02/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të justifikohet për akuzat e shumicës parlamentare, se ai po bën fushatë kundër partisë shtet. Rama e akuzon se po takon fshehtas personazhet e OFL-së, presidenti i përgjigjet se ai monitorohet nga garda. I pari hedh dyshime për takime okulte politike, i dyti i tregon perimetrin e lëvizjveve Lalëz-presidencë. Kryeministri dhe njerëzit pranë tij e denoncojnë se po bën përpjekjet e fundit për të shpëtuar LSI-në nga disfata, kreu i shtetit simulon takime fallco me gjoja OJF.

I gjithë ky teatër, që nuk e beson askush, duhet të marrë fund. Të gjithë e dinë se tashmë prej shumë kohësh, Ilir Meta është futur në një kurs të mirfilltë prej opozitari. Të gjithë e kuptojnë se ai e ka kapërcyer rolin steril të njeriut që qëndron mbi palët. Me dekretet e kthyera, me ministrat e pa nënshkruar, me zgjedhjet lokale të anulluara, ai ka përvijuar më tepër rolin e një kundërshtari ndaj autokracisë, sesa të një presidenti të një republike normale demokratike.

Prandaj në vend që të dredhojë për atë që realisht po bën, Ilir Meta duhet ta marrë burrërisht përsipër qëllimin që i ka vënë vetes. Gjithkush e ka të qartë se ai nuk po del nga kornizat e juridiksionit presidencial në një situatë të zakontë. Gjithkush e kupton se përballë ai ka një kundërshtar që sillet sipas modelit të hajdutit që thërret kapeni hajdutin.

Vetë Edi Rama ka thyer çdo lloj kodi ligjor dhe moral për mospërfshirjen e administratës në zgjedhje. Ai është i njëjti që i bëri thirrje policëve të heqin kapelet dhe të bëjën fushatë për PS-në. Ai është i njëjti që shfrytëzoi dhënien e tapive, fshat më fshat për qëllime elektorale.

Ai nuk po tregon asnjë farë skrupulli për të përdorur tragjedinë e tërmetit, në funksion të zgjedhjeve të fund prillit dhe po sillet si një infermier ambulant duke berdhur nëpër Shqipëri me një dorë vaksina, po për të njëjtin qëllim.

Pra, të dëgjosh nga frymëzuesi i vjedhjes së votave me Avdylajt në Durrës dhe i zbulimit të çamëve në Dibër, se kreu I shtetit po i tejkalon disi korrnizat strikte të ligjit, është kulmi i pafytyrësisë.

Kësaj hipokrizie, Ilir Meta nuk ka pse i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Një presidenti të cilit partia shtet i ka përmbysur në mënyrë të kundërligjshme dekrete si ai për dividentin, që nuk ka pranuar në mënyrë banditeske ti botojë aktet në fletoren zyrtare, që i ka ndryshuar sipas qejfit të drejtat dhe kompetencat, nuk mund të luajë rolin idiot të atij që qëndron mbi palët. Në këtë mënyrë ai do të të kthehej në lolon e regjimit.

Ilir Meta nuk është veshur prift, madje as nuk e ka përkundur këtë fantazi dhe në ëndrrat e veta më të çmendura, që të kthejë faqen tjetër, sa herë e godasin nga njëra anë. Me mënyrën plot hije dhe dritë, kulisash dhe përballjesh, intrigash e betejash, me të cilën e ka çarë rugëtimin e tij politik, një sjellje e tillë as që mund të pretendohet prej tij.

Por, jo vetëm presidenti aktual, por askush tjetër në vendin e tij, nuk do të kishte luksin të sillej në mënyrë asnjëanëse në kushtet e këtij regjimi. Ç’do lloj barazlargimi kundrejt kësaj bande, do të ishte një lloj kolaboracionizmi me të.

Pikërisht për këtë, Ilir Meta duhet ti flakë dhe skrupujt e fundit presidencialë dhe të hidhet kokë e këmbë në fushatë.

Natyrisht, duke e bërë, duhet të marrë parasysh se roli i tij do të fshikullohet në ndonjë raport të ODHIR, se në një rekomandim të mundshëm të Venecias kjo praktikë do të goditet, se diplomatët sqimtaro – qesharakë të Tiranës, do të rrudhin buzët për këtë sjellje. Por ama e rëndësishme është të identifikojë se kë ka përballë, se beteja kryesore është kundër dikujt që nëse do të ishte shqetësuar për këto detaje, nuk do ta kishte drejtuar Shqipërinë drejt një autokracie erdoganeske. /lapsi.al/

ShareTweetShare

Next Post
“Mami kam njohur njërin në Tik Tok dhe nuk kthehem më”- La burrin e fëmijët e u arratis me të dashurin, historia e 33-vjeçares në Tiranë, e ëma denoncim në Polici

“Mami kam njohur njërin në Tik Tok dhe nuk kthehem më”- La burrin e fëmijët e u arratis me të dashurin, historia e 33-vjeçares në Tiranë, e ëma denoncim në Polici

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

26/02/2021
Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

26/02/2021
Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

27/02/2021
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

04/03/2021
Po bëhet nami në rrjet: Sara sherr me produksionin, LARGOHET nga programi

Po bëhet nami në rrjet: Sara sherr me produksionin, LARGOHET nga programi

28/02/2021
Disa njerëz në Shqipëri janë të ‘paprekshëm’ nga Covid-19, por si shpjegohet kjo? Ja rastet e çuditshme dhe një argument që zbuluan studimet

Disa njerëz në Shqipëri janë të ‘paprekshëm’ nga Covid-19, por si shpjegohet kjo? Ja rastet e çuditshme dhe një argument që zbuluan studimet

27/02/2021
Merrnin doktorët ryshfete para ’90-ës? Mjeku: Është krim të marrësh lekë për operacionin

Merrnin doktorët ryshfete para ’90-ës? Mjeku: Është krim të marrësh lekë për operacionin

05/03/2021
E mbylli Rama pse denonconte propagandën/ Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi

E mbylli Rama pse denonconte propagandën/ Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi

05/03/2021
Mevlani i dhuron lule Antonelës, Lediana largohet nga studio me lot në sy

Mevlani i dhuron lule Antonelës, Lediana largohet nga studio me lot në sy

05/03/2021
E papritur/ Tea dhe Bearti rikthehen në Për’puthen, zbulohet arsyeja…

E papritur/ Tea dhe Bearti rikthehen në Për’puthen, zbulohet arsyeja…

05/03/2021
Pedagogia denoncon me emër dhe foto: I dhashë një milion lekë Najada Çomos!

Pedagogia denoncon me emër dhe foto: I dhashë një milion lekë Najada Çomos!

05/03/2021
Luleta Kazazi 80 vjeçarja që lexon dy libra në ditë:Kam shitur gjak për të rritur fëmijët

Luleta Kazazi 80 vjeçarja që lexon dy libra në ditë:Kam shitur gjak për të rritur fëmijët

05/03/2021
Largimi i Tritan Kalos nga Komiteti i Ekspertëve/ Pipero: Politika duhet të fliste më pak

Largimi i Tritan Kalos nga Komiteti i Ekspertëve/ Pipero: Politika duhet të fliste më pak

05/03/2021
“Kolegët sot lëngojnë”/ Covid i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë

“Kolegët sot lëngojnë”/ Covid i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë

05/03/2021
“Të na tërheqësh veshin pa na e shkulur”- Luljeta Bozo pranon ftesën për të kandiduar në 25 prill.

“Të na tërheqësh veshin pa na e shkulur”- Luljeta Bozo pranon ftesën për të kandiduar në 25 prill.

05/03/2021
Luljeta Bozo kanditate për deputete e PS në zgjedhjet e 25 Prillit

Luljeta Bozo kanditate për deputete e PS në zgjedhjet e 25 Prillit

05/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Merrnin doktorët ryshfete para ’90-ës? Mjeku: Është krim të marrësh lekë për operacionin

E mbylli Rama pse denonconte propagandën/ Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi

Mevlani i dhuron lule Antonelës, Lediana largohet nga studio me lot në sy

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!