Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?
Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Ndërkohë gazetari Andi Bushati reagoi pas këtij mesazhi.
“Po nëse sponsori juaj është hajduti i inceneratorëve, shefi i ministrit të suksesshëm Tahiri, personazhi i përgjimeve të BILD?
Apo për këto ambasadorja nuk ka as sy, as memorie?” shkruan ai.