Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Sokol Balla, pas intervistës që ky i fundit zhvilloi me të dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar.
Gjatë intervistës, zyrtari i lartë amerikan foli edhe mbi vendimin për të shpallur ‘non grata’, ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Por Kokalari ka reaguar ashpër në drejtim të gazetarit, i cili nuk e pyeti të dërguarin e SHBA se ku janë provat e DASH kundër Berishës. Aktivistja shton se Balla është një shërbëtor i paguar nga Edi Rama dhe se pa këtë të fundit, ai nuk jeton dot.
“Mediokriteti i Sokol Ballës sot ishte kristal i qartë. Pyetja kryesore që të gjithë kërkojnë përgjigje, duke futur dhe Kongresin, ishte:
KU JANË PROVAT?
E pra, Balla nuk është gazetar se gazetarët gjërmojnë fakte. Balla është shërbëtor i paguar i Edi Ramës. Pa të Balla nuk mbijeton dot”, shkruan Evi Kokalari.