Daily mail sërish ka shkruar për krijimin e një kampi në Shqipëri për të gjithë refugjatët e paligjshëm që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar
“Emigrantët do të dërgohen në SHQIPËRI në një qendër të re azili me kosto prej 100,000 £ për kokë” ky është titulli i mediave të huaja në lidhje me këtë çështje.
Edhe pse ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Kryeministria e mohuan një herë këtë lajm një muaj më parë, mëngjesin e sotëm mediat britanike kanë bërë një shkrim, ku thuhet se po punohet për të arritur negociatat për këtë marrëveshje mes autoriteteve britanike dhe atyre shqiptare.
“Ministrat po diskutojnë hapjen e një qendre azili në vendin e Evropës Lindore, që do të veprojë si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore” thuhet në shkrim.
Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve, shkruan Times.
Projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për çdo emigrant për fluturime dhe akomodim.
“Përpunimi i të dhënave jashtë breg është shpresa jonë më e mirë tani, pasi asgjë tjetër nuk po funksionon,” tha një ministër britanik për gazetën.
Por gjasat për të nënshkruar një marrëveshje me Tiranën tani “duken të mira”, tha një burim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme Olta Xhaçka e përgënjeshtroi idenë vetëm muajin e kaluar, shkruan media britanike.
Zhvillimi i fundit në krizën e emigrantëve vjen pasi Sekretarja e Brendshme Priti Patel u zotua në fillim të kësaj jave të ndalonte ‘100 për qind’ të kalimeve të Kanalit nga Franca.
Por pretendimi i saj se kishte rënë dakord për planin me homologun francez Gerald Darmanin u kundërshtua më pas nga Parisi dje.
Të martën, rreth 80 emigrantë u fotografuan duke lundruar në gomone në Francën drejt Britanisë së Madhe.
Gjithsej 1,185 njerëz kaluan kanalin të enjten e kaluar, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm ditor prej 853. Në përgjithësi këtë vit, ka pasur më shumë se 20,000 kalime.
————————-
Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar zërat që në Shqipëri do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe.
“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”