Raportohet se mbrëmjen e sotme në Vlorë janë dëgjuar të shtëna me armë. Dyshimet e para lidhen me një atentat, ku shënjestër ka qenë një 27-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F., 27 vjeç, banues në Vlorë. Autori që ka qëlluar po udhëtonte me një automjet në momentin kur ka qëlluar ndaj të riut. Fatmirësisht 27-vjeçari nuk është dëmtuar.
Njoftimi i policisë
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit.Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post