• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar “Më ka befasuar”, Milaim Zeka kritikon Yuri Kim: Kjo është absurde
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Opinione > “Më ka befasuar”, Milaim Zeka kritikon Yuri Kim: Kjo është absurde

“Më ka befasuar”, Milaim Zeka kritikon Yuri Kim: Kjo është absurde

AK Report
Last updated: 2022/04/27 at 7:18 PM
Komento
Shpërndaje

Një peticion kundër ambasadores amerikanë në Shqipëri Yuri Kim është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në nismën ““Enough is enough” (“Mjaft është mjaft”), i kërkohet Departamentin Amerikanë të Shtetit, që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë, sidomos në politikën e brendshme të Partisë Demokratike, ku Kim është shprehur shpesh kundër Sali Berishës, i shpallur ‘non grata’ nga DASH.

Sipas analistit Milaim Zeka, ndërhyrja e ambasadores Kim në punën e PD-së është e tepruar, por pretendimet se ajo po ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë në vendin tonë, ai i cilëson “idiotësi’.

“Ambasadorja amerikane më ka befasuar te ndërhyrja e saj brenda për brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke e eliminuar vullnetin e anëtarëve të kësaj partie, që ata të zgjedhin me anë të votës së lirë se kush do të jetë lider i kësaj partie.

Ambasadorja mund të shprehë një preference politike për gjëra të tjera, por është çështje e saj, unë mendoj që nuk i takon ambasadores të ndërhyrë në partitë politike, ndërsa zërat që e kritikojnë se gjoja po ndërhyn te SPAK dhe Gjykata e Lartë, është idiotësi më vete”, shprehet Zeka në një intervistë për “Top Talk”.

Nëse këto vende kanë shpenzuar miliona e miliarda për të ndërtuar një sistem demokratik në Shqipëri e Kosovë, natyrisht që lejohet ndërhyrja e tyre, shprehet gazetari.

“Sikur të mos e kemi këtë ndërhyrje nga amerikanët dhe europianët, Shqipëria do të bëhej një vend i terrorit, ku do të përndiqeshin të gjithë kundërshtarët politikë. Këtë e dimë nga vitet ’90 në Shqipëri, kur janë vrarë njerëzit dhe gazetarët në rrugë.

Po të mos jenë SHBA-ja dhe aleatët e tyre në Shqipëri, Greqia në vitin 1997 do të kishte ardhur në Vlorë, nëse nuk do të kishte bazë në Kosovë, Vuçiç do na shpërfillte totalisht. Historikisht, që nga viti 1919 e deri më sot, kombi shqiptar ekziston vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Por, a e justifikohet monitorimi i Shteteve të Bashkuara me mbrojtjen që i ofron vendit tonë?

“Absolutisht po. E dimë që partitë politike në Shqipëri kanë pasur skuadra për eliminimin e kundërshtarëve politikë. Ne dimë që në momentin kur flet diçka keq kundër Sali Berishës, Ilir Metës e më pak nga socialistët, merr kërcënime. Unë e shoh dhe vetë kur komentoj në ‘Facebook’ marr ofendime nga më të ndryshmet, fyerje raciste.

Këto vitet e fundit, asnjë zyrtar i lartë i SHBA-së nuk e ka takuar Ilir Metën. Nuk duan ta takojnë për shkak të deklaratave dhe sjelljeve të tij”, përgjigjet analisti.

Sipas tij, “SPAK-u i famshëm, me të gjitha mangësitë që ka, do t’i shkojë arrestimeve deri në fund, do të kemi ndalime të niveleve më të larta në Shqipëri”.

AK Report 27/04/2022 27/04/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Politikë

Evi Kokalari nuk ndal sulmet: Ju tregoj kush është Grida Duma

14/10/2023
Politikë

Rama: Kam divergjenca me Kurtin! Veriu i Kosovës, si Lazarati!

12/10/2023
Opinione

U kap i armatosur në Vlorë, Klodiana Lala zbulon detajet e reja: Ja kush është “Shkodrani” që shënjestronte të mbijetuarin e atentatit te Uji i Ftohtë (Foto)

10/08/2023
Opinione

Fatura e rëndë e taksave që qeveria po u ngjesh familjeve shqiptare!

09/08/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist