• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, February 27, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Më falni, por jam njish për lypje”/ Rama jep një afat më konkret, ja kur nis vaksinimi kundër Covid dhe në ç’fazë janë negociatat me Pfizer

“Më falni, por jam njish për lypje”/ Rama jep një afat më konkret, ja kur nis vaksinimi kundër Covid dhe në ç’fazë janë negociatat me Pfizer

by akreport
29/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama dha sot një afat më konkret se kur do të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit me gazetarët Rama tha se është besimplotë që në mes të janarit, do të vaksinohen të parët mjekët e infermierët dhe më pas do vijohet me grupet e tjera sic janë mësuesit, policët dhe të moshuarit.

Shefi i qeverisë, teksa shpjegoi se në çfarë faze janë negociatat me kompaninë Pfizer, për sigurimin e vaksinës, u shpreh se punën për të lypur për vendin e bën me së miri, kur tha: Më falni për modestinë por kur vjen për të lypur për Shqipërinë jam njish”.

“Dua tju bëj me dije se kompanitë, duke nisur nga Pfizer, bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, pra nuk ka një marrëveshje tani, e cila bëhet drejtpërdrejt me kompaninë e në mënyrë bilaterale ti blen sipas asaj që ofron.

Por marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kur them shtetet, kam parasysh BE në këta rast si një entitet i tërë.

Nga ana tjetër në SHBA, ku është baza më e madhe prodhuese ka një ndalesë me një akt të presidentit që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA
e gjithë ky ngërc i takon vetëm fazës së parë se prodhimi do rritet në muajt në vijim.

Megjithatë ne jemi të bindur që do fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërc.

Do nisim brenda janarit e unë kam tendencë të besoj që në mes të janarit ne do jemi në gjendje të nisim vaksinimin duke bërë të njëjtën gjë si të gjithë me mjekët e infermierët e duke u shtrirë me mësuesit, punonjësit e policisë e ata që janë më të moshuarit.

Jemi në diskutime edhe me Astra Zeneca edhe me Moderna dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë edhe marrëveshjen me Pfizer që lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse kjo mbetet në këtë fazë një punë intensive diplomatike dhe komunikimi nga të katër anët, nuk ka ekzistuar që nga dita e parë mundësia për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme.

Ata që kanë akses kanën hyrë në kornizën e strategjisë. Ne jemi shumë pranë finalizimit të një marrëveshje të shkruar për të cilën kemi nisur të punojmë që nga takimi në Nju Jork me shefin e madh të kompanisë dhe ekipi ynë me përfaqësuesit e Pfizer con dhe merr draftet përkatëse. Ne punojmë politikisht e diplomatikisht për të siguruar harmonizmin mes gatishmërisë së Pfizer për të dhënë dozat dhe gatishmërisë së një vendi për të hapur rrugë dhe ndryshe nuk funksionon”.

Tags: Rama
ShareTweetShare

Next Post
Koronavirusi/ Edi Rama: Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të vdekjeve në rajon

Koronavirusi/ Edi Rama: Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të vdekjeve në rajon

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

27/02/2021
Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

27/02/2021
Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

27/02/2021
Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

27/02/2021
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

A duhet ta marrin vaksinën personat që e kanë kaluar COVID? Mjeku: Po, por e mira është…

Ndryshimet që i ndodhin trupit pas infektimit me COVID/ Mjeku sqaron: Ja kur duhet të bëni analiza

Ç’do të ndodhë në Për’Puthen Prime? Dalin detaje: Eri dhe djali i ri përjashtohen, Sara largohet nga programi…

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!