AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home Social Post
Maskë me detyrim në rrugë, Manastirliu zbulon tre skenarët në spitale

Maskë me detyrim në rrugë, Manastirliu zbulon tre skenarët në spitale

10/10/2020
in Social Post

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli për situatën Covid në Shqipëri.

Teksa Rama njoftoi mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambientet e hapura, ministrja dha detaje për situatën në spitale.

Sipas Manastirliut janë 234 pacientë të shtruar, shumë më pak se kuota e përcaktuar në spitalet Covid me 55 shtretër.

“Dua të ndaloj tek kapacitet spitalore, strategjia jonë vjeshtë dimër rrit kapacitete spitalore në përballje me virusin. Kemi 3 skenarë. Ne vendosim me komunitetin të kishim struktura të dedikuara për pacientët me Covid. Gjithsej 555 shtretër dhe aktualisht kemi 234 të shtruar. Ne në strategjinë tonë jemi përgatitur me disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale. Kjo situata na ka mësuar dhe ka rezultuar sukses fakti që ne e kemi përqëndruar shtrimin e pacientëve në struktura të veçanta. Sot ne garantojmë 100% të terapive sikurse edhe vendet e tjera kanë”, u shpreh ministrja.

Më tej Manastirliu shtoi se kanë tre skenare gati nëse rastet shtohen. Ministrja theksoi se do të përfshijnë edhe spitalet rajonale për të përballuar situatën, nëse do të jete nevojshme.

“Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale nëse plotësohen kuotat e 555 shtretërve. Në skenarin parë përfshihen 5 spitale rajonale, në të dytin 3 spitaleve dhe në të tretin shtohemi e 140 shtretër, dhe në total do të kemi rreth 1600 shtretër”, deklaroi ajo. /abcnews.al

Next Post
Tre këshilla të dobishme për të shijuar seksin pas moshës 45 vjeçare

Tre këshilla të dobishme për të shijuar seksin pas moshës 45 vjeçare

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.