Aktori Mehdi Malko ka qenë i prerë teksa ka treguar se ai nuk ka mbajtur asnjë ditë maskë.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Malko shprehet se vendimet e qeverisë në lidhje me mbajtjen e maskave kanë qenë kontradiktore që në fillimin e pandemisë e deri më tani.
Mehdi Malko: “Në mars, kryeministri ka thënë që maskat janë kështu e kështu e mos shpenzoni paratë, ndërsa ajo që më çudit më shumë janë mjekët të cilët nuk reaguan atëherë që të hiqen maskat dhe dalin tani dhe thonë që të vihen maskat se thotë kryeministri”
Sonila Meço: A është ndëshkimi zgjidhja më e mirë?
Mehdi Malko: “Unë personalisht nuk kam mbajtuar asnjë ditë maskë dhe kam dalë çdo ditë”
Sonila Meço: “Kë duhet të besojmë? A meritojmë ne që të trajtohemi seriozisht?”
Mehdi Malko: “Po pse të enjten?! Kemi një vit me kovid”
Discussion about this post