Ndërsa vendi ndodhet në pikun e valës së dytë të epidemisë së koronavriusit, kryeministri Edi Rama u shpreh se na pret një dimër i vështirë, nga pikëpamja shëndetësore.
Gjatë bashkëbisedimit me një student në Instagram, Rama u tregua megjithatë optimist, ndërsa u shpreh se vendi do ta kalojë edhe këtë situatë “dhe jo të dërrmuar”.
I pyetur nëse do të ketë masa shtrënguese gjatë festave, Rama u shpreh se ky është vendim që merret nga komiteti i ekspertëve, pro shtoi se duke parë dinamikën e deritanishme, nuk janë parashikuar masa shtrënguese.
Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk i përjashton masat shtrënguese, pasi çdo gjë vendoset në bazë të ecurisë së situatës me epideminë.
“Do jetë një dimër shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Megjithatë do ta kalojëm duke dalë jo të dërmuar, por më të çliruar dhe më të fortë. Masat i vendos Komiteti i Ekspertëve jo unë, por masa më e rëndësishme mbete respektimi i atyre rregullave të thjeshta që kemi thënë. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi i kësaj sfide, aftësitë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë, them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet, jemi në ekuilibër. Çdo ditë ne kemi mësuar që askush, askund nuk i di të gjitha, por për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese, por kjo nuk i përjashton pasi janë masa që merren hap pas hapi”, tha Rama.
Discussion about this post