Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fabrikë të përpunimit të mishit në Rusi, ku një punonjëse ka humbur jetën tragjikisht.
Mediat e huaja raportojnë se gruaja përfundoi në makinën për bluarjen e mishit, kur dora i ngeci teksa po e fuste një pulë.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të publikuara më poshtë, shfaqin fabrikën në Belosuovo, ku makina për bluarje të mishit e “përpin” punonjësen.
Sipas hetuesve rusë, punonjësja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa makina i kishte prekur më së shumti gjoksin dhe duart.
Discussion about this post