Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, do të nisë një aksion për të luftuar ekstremizmin fetar, të cilin ai e cilëson një aksion masiv, të paprecedentë.
Ky aksion përfshin inspektimin e 76 xhamive. 16 prej tyre ndodhen në Paris dhe 60 në të gjithë pjesën tjetër të vendit.
Në një postim në Twitter, Darmen shkruan se si rezultat i këtij aksion disa xhami edhe mund të mbyllen.
Njoftimi vjen disa ditë para se Këshilli i Ministrave të shqyrtojë projektligjin “përforcimi i parimeve republikane” i cili synon të luftojë kundër “separatizmit” dhe islamizmit radikal.
Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron u është përgjigjur disa sulmeve vdekjeprurëse islamike në javët e fundit me një premtim për të goditur atë që disa zyrtarë publikë e kanë cilësuar se armiku është brenda.
Pak javë më parë Franca u godit nga një sul i cilësuar terrorist s ku një ekstremist i preu kokën një mësues Samuel Paty i cili u kishte shfaqur nxënësve të tij disa karikatura të profetit Muhamed,
ngjarje që shtoi tensionet mes presidentit Macron dhe botës arabe.
Discussion about this post