• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Lirimi i Saimir Tahirit, ndërkombëtarët të shqetësuar/ Kërkojnë dokumentet e procesit
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Lajme > Shqipëria > Lirimi i Saimir Tahirit, ndërkombëtarët të shqetësuar/ Kërkojnë dokumentet e procesit

Lirimi i Saimir Tahirit, ndërkombëtarët të shqetësuar/ Kërkojnë dokumentet e procesit

AK Report
Last updated: 2023/06/02 at 5:04 PM
Komento 1
Shpërndaje

Faktori ndërkombëtar ndjek me shqetësim procesin e lirimit nga burgu të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkombëtarët po ndjekin me shqetësim lirimin e ish ministrit dhe kërkojnë të njihen me dokumentet e procesit për lirimin e tij.
“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thonë burime diplomatike.

Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin.

Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.
Ndërkohë, avokati i Tahirit shprehet se kushtet për lirimin e klientit të tij janë plotësuar.
“Janë kushtet që janë plotësuar.

Saimir Tahirit i ka mbetur dhe një vit, shtatë muaj dhe 11 ditë. Kushtet thonë që të këtë fëmijë të mitur dhe ligji thotë që bashkëshortja të jetë në pamundësi dhe bashkëshortja e Tahirit është sëmurë. Nuk ka rrezikshmëri dhe vetë personi të mos ketë rrezikshmëri.Këto katër kushte që janë lehtësisht të provuara, e çuan gjykatën të ndryshojë masën”, u shpreh Maks Haxhia.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.
Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri ka futur në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.
Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit:
I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a, Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane. 3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”.

AK Report 02/06/2023 02/06/2023
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Shqipëria

Kërcet arma në Tiranë, dy persona plagosin një 46-vjeçar. Policia, pika kontrolli për kapjen e autorëve

03/11/2023
Shqipëria

Sherri me armë në Kepin e Rodonit, “amnistohet” ish-deputeti Frroku

01/11/2023
Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira të dendura, parashikimi i motit për sot

31/10/2023
Shqipëria

I shtrirë në tokë në mes të rrugës, gjendet i pajetë një burrë

30/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist