• Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime
Duke lexuar Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë
Shpërndaje
Njoftime
AK Report
  • Reklamo
  • Preferencat
  • Artikujt e ruajtur
  • Historiku i leximit
Personalizo
AK ReportAK Report
Font ResizerAa
Kërko

Lajmet e fundit

Eksploroni lajmet më të fundit të përditësuara!

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Na ndiqni

Në rrjetet tona sociale
248.1k Followers Like
61.1k Followers Follow
165k Subscribers Subscribe
Keni krijuar llogari? Sign In
Follow US
Krijuar nga AK Digital Agency
AK Report > Jetesë & Stil > Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

AK Report
Last updated: 2022/03/21 at 8:17 PM
Komento
Shpërndaje

Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare.

Mungesa e reflektimit dhe sinqeritetit, nuk duket vetëm në faktin se të nesërmen e 6 marsit, ish kryetari i PD-së, nuk e pranoi disfatën në zgjedhjet e pjesshme si katastrofë. Ai doli qetësisht tu thoshte shqiptarëve se nuk ishte mposhtur asnjëherë elektoralisht.

Ajo nuk do të ndodhte kurrë, nëse një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar, nuk do të qe rebeluar në mënyrë të beftë dhe nuk do i kishte lëshuar ultimatume për një largim me nder.

Pra, parë në këtë aspekt, akti i Bashës nuk është as fryt i një kredoje morale, as pasojë e një procesi reflektimi. Më shumë ai ngjan me lëvizjet e dëshpëruara që bëjnë të gjithë ata që gjenden me shpatulla për muri.

Por, përtej këtyre nuancave që zakonisht në politikë i lë në hije veprimi, dorëheqja e Bashës nuk është nga ato që janë për tu marrë shëmbull dhe që mbahen mend gjatë në shoqëri. Dhe këtë më qartë se kudo mund ta lexosh në tekstin që e shoqëroi. Aty bien në sy disa gënjeshtra të mëdha.

E para, Basha e lidh mos bërjen e një opozite të fortë me përçarjen e brendëshme që ndodhi në PD, por ai bën sikur harron se qe vetë shkaku i kësaj përçarjeje. Qe ai, që kur vendosi të përjashtojë Berishën gjashtë muaj më parë tha se ky ishte një vendim personal, pasi vetëm ai dinte gjëra që të tjerët, të zakonshmit, nuk i dinin.

Së dyti, Basha tha atëherë se këtë e bëri për të ruajtur të unifikuar partinë dhe tani, fakti që nuk e përmbushi dot këtë mision, po e shtyn në dorëheqje. Por ai bën sikur nuk e kupton se një organizatë apo familje politike nuk mund të mbahet e bashkuar duke e privuar atë nga mekanizmi i votës.

Së treti, në vend që të shohë shkaqet reale të përçarjes Basha ia faturon atë sulmeve të paprincipta të Berishës dhe të asaj duzine deputetësh që e ndoqën pas liderin historik në aventurën befasuese të “Foltores”.

Pra po të qëmtosh me vëmendje në tekstin e dorëheqjes, nuk e ke të vështirë të kuptosh se Luli është “fake” edhe në aktin e tij të fundit si kryetar i PD. Në tekstin e tij nuk ka asnjë reflektim për faktin se shqiptarët treguan me votë se nuk duan më në krye politikanë që sillen si zara ambasadash. Aty nuk gjendet asnjë shenjë pendese, për kalimin e pushtetit të zgjedhësve tek ambasadorët, që u duk në mënyrë ulëritëse në rastin e bashkimit të votave me Ramën për vettingun. Aty nuk shihet asnjë brerje ndërgjegjje për fallcitetin e demostruar me arrogancë në publik, gjatë kuvendit të 18 dhjetorit, ku i thuhej çdo opozitari se një njeri duhej ta llogariste sa për pesë.

Pra, nuk ka asnjë mëdyshje se aktit të Bashës i mungon thelbi dhe përmbajtja. Por me gjithë atë atij i shkon shprehja: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. Sepse, jo duke bërë “një hap pas” por duke hapur krahun, ikja e Bashës lë një shteg të ngushtë për ripajtimin e grupeve në PD.

Ndonëse ngjan e pamundur kjo mundësi duhet eksploruar pasi këtij vendi sot i duhet më shumë se kurrë një opozitë e fortë. Dhe e tillë mund të jetë, nëse e shfrytëzon largimin e ish kryetarit, por ama nuk përvetëson asgjë nga alibitë me të cilat ai e arsyetoi aktin e tij. Sepse PD nuk i vlen karrigja që Basha la bosh, por një model i ndryshëm nga i tiji: parimor në beteja, krenar para oligarkeve, i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e kauzave dhe dinjitoz karshi ambasadorëve. Dhe PD mund të gjejë atë vetëm duke përvetësuar arsyet reale se pse iku Luli dhe duke mos i besuar alibive të tij të fundit./Lapsi.al/

AK Report 21/03/2022 21/03/2022
Shpërndani këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Copy Link Print
Komento

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të fundit

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Lajme

Përgjimet e “Sky”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e operacionit të SPAK: Nuk bëhet fjalë vetëm për një grup kriminal, masat e arrestit ishin lëshuar më 17 nëntor, por…

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine…

Horoskopi

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Muaji nëntor do jetë shumë interesant dhe plot ngjyra. Dhjetë ditë e para e gëzojnë lirinë…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën do të jetë një fundjavë e suksesshme. Nëse disa prej jush dalin nga një…

Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të premten kohët e fundit jeni ndjerë shumë i shqetësuar dhe mbi të gjitha, gjithçka që…

Lexo edhe...

Horoskopi Mujor, Nëntor 2023

05/11/2023
Horoskopi per diten e Shtune
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Shtunë 4 Nëntor 2023

04/11/2023
Horoskopi per diten e Premte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Premte 3 Nëntor 2023

03/11/2023
Horoskopi per diten Marte
Horoskopi

Horoskopi Ditor, E Martë 31 Tetor 2023

31/10/2023

AK Report Media paraqet lajmet në një mënyrë të pavarur dhe të objektivizuar, duke i dhënë lexuesve një perspektivë të gjerë të ngjarjeve të fundit. Ne synojmë të mbajmë publikun të informuar për zhvillimet më të rëndësishme në vend, rajon dhe botë.

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kategoritë

  • Lajme
  • Opinione
  • Jetesë & Stil
  • Sport
  • Udhëtime

Informacione

  • Kushtet e Shërbimit
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Politika e Verifikimit të Fakteve
  • Politikat e Privatësisë
  • Artikujt që keni lexuar

Sherbime

  • Denonco
  • Publiko njoftim
  • Promo biznesin
  • Vizito:
  • Lajme
  • Promovime
  • Njoftime
  • Udhetime
Made by AK REPORT DIGITAL AGENCY.
adbanner
Duket se AdBlock juaj është aktiv.
Faqja jonë është një platformë e financuar nga reklamat. Për të munduar të ofrojmë përmbajtjen tonë të vlefshme dhe të cilësisë së lartë falas, ju këshillojmë të lejoni shfaqjen e reklamave. Ky veprim ndihmon në mbështetjen tonë dhe siguron që të vazhdojmë të furnizojmë për ju informacionin dhe resurset që ju nevojiten. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Okay, I'll Whitelist