Një ngjarje tragjie u regjistrua pak minuta më parë në Tiranë, ku një fëmijë i mitur, vrau aksidentalisht të atin. Ky i fundit ishte efektiv poolicie dhe në momentin e ngjarjes ishte duke luajtur bilardo në një lokal, ndërsa armën e shërbimit e kishte lënë në tavolinë. Viktima është identifikuar si shtetasi Roland Bicerri, 39 vjeç dhe ka shërbyer për 15 vite në Polici.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak:
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
Discussion about this post