• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Thursday, January 28, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Kukullat e SPAK, që ambasadorët na i shesin si heronj

Kukullat e SPAK, që ambasadorët na i shesin si heronj

21/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Fiks në të njëjtën ditë që prokuroria lokale e Dibrës shpalli përpara publikut varrosjen e së vërtetës për manipulimet zgjedhore të dosjes së famshme 184, SPAK përkujtoi me pompë një-vjetorin e tij.

Institucioni më i ri i reformës në drejetësi, që është vizatuar nga arkitektët e tij dhe ambasadorët që e mbështesin si shpresa për goditjen e pandëshkueshmërisë në këtë vend, paraqiti një bilanc të sukseseve që prej themelimit e deri sot.

Përmes një deklarate, SPAK renditi një sërë statistikash qesharake dhe u zotua para publikut shqiptar se do të vazhdonte në këtë rrugë.

Por festën propagandistike të inspiruar nga padronët e tyre të vërtetë, e prishi çuarja në gjykatë e të akuzuarve për zgjedhjen e votave në Dibër.

Mali i mbarsur kishte pjellë një mi.

Ndonëse në aktakuzë pranohej shitblerja e votës, aktorët e saj nuk do të dërgoheshin para gjykatës, sepse u qe parashkruar afati 3 vjeçar i krimit të kryer.

Aty nuk figuronte asnjë nga personazhet politikë që patën shkaktuar “tërmetin” e vitit 2016, as ish ministri që i përdorte shefat e policisë si “ushtarë personalë”, për qëllime politike, as ata që dhanë urdhra për kërcënimin e mësuesve me heqje nga puna dhe as shefi i madh që dilte në përgjime duke pyetur ekzekutorin e manipulimit Arben Keshin: “A i realizuat objektivat”?

Pikërisht kjo dosje, e publikuar nga gjermanja BILD, që u vu si një nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në, që e bëri shtypin ndërkombëtar të fliste për shtet gangster apo mafioz, sot mund të quhet e mbyllur.

Për këtë askush nuk kishte ndonjë dyshim.

Një drejtësi e vertetë as mund të bëhet dhe as mund të pretendohet nën thundrën e një regjimi.

Por, ajo që është e rëndësishme të kuptohet këtu është dështimi spektakolar i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, sjellja e saj në vazhdën e paraardhësve të vjetër, të kapur politikisht.

Sepse SPAK ka pasur rastin e artë ta hetonte një çështje si kjo, që përbën edhe thelbin e ekzistencës së vet. Dhe kjo mundësi iu dha në fillim të këtij viti, kur prokurorët e trembur të Dibrës e sollën dosjen në Tiranë. Por Arben Kraja dhe vartësit e tij, u sollën njësoj si Ardiatik Llalla që i kishte mbajtur për tre vjet përgjimet të pazbardhura dhe si Arta Marku e Donika Prela, që u munduan t’i varrosin ato.

Duke luajtur me kleçka juridike si mungesa e një “grupi të strukturuar kriminal”, ata e hoqën këtë patate të nxehtë nga vetja. Ata e bënë këtë duke qenë të ndërgjegjshëm se paraardhësit e kishin dërguar në Dibër vetëm për të pasur një alibi pas publikimeve të BILD. Ata e bënë këtë duke e ditur mirë se kolegët e tyre të squllët lokalë i patën paralajmëruar se qenë në konflikt interesi dhe pamundësi fizike ta shqyrtonin këtë dosje.

Por, edhe po ta marrësh me logjikën më bazike, taktika firkacake e tërheqjes së menderes që zgjodhi të bëjë SPAK, nuk qëndron.

Sepse është absurde të mendosh se një dosje, ku ai që ka bërë shitblerjen e votave komunikon me kryeministrin, ku ekzekutorët nxiten nga ministrat e rendit dhe të ekonomisë, ku pjestarë janë deputetë dhe personazhe të botës së krimit, e ku të gjithë bashkë, pas kryerjes së krimit, kërkojnë shpërblimin për punën e bërë, të mos hetohet nga SPAK.

Kjo çështje, që as nuk morën mundimin ta lexojnë, por e kthyen me tmerr, brenda pesë ditëve, andej nga u erdhi, është njolla e pashlyeshme e turpit për Prokurorinë e Posaçme.

Ky institucion, i cili pretendohet se u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të kthyer besimin e publikut tek drejtësia, për të përmbushur presionin ndërkombëtar dhe donacionet e tyre se këtu nuk ka më të paprekshëm, në ditën që iu dha ky shans, u soll në mënyrën më legene të mundshme.

Pas kësaj ishte e kuptueshme, se as prokurorët e ngratë të Dibrës nuk mund të bënin më shumë.

Ky përkim rastësish, që erdhi fiks në përvjetorin e parë të SPAK, tregon shumë për atë që po ndodh realisht me reformën në drejtësi. Ai ashtu sikurse iu shmang hetimit të dosjes së vjedhjes së votës, me po të njëjtën frikë po nguron të hetojë edhe skandalet financiare, që nga koncesioni i inceneratorëve e deri tek ato të shëndetësisë.

Prandaj, ndryshe nga ç’na predikojnë ambasadorët, të kërkosh të vërtetën nga prokurorët e posaçëm është si të bësh dashuri me kukulla plastike seksi. Ata të krijojnë vetëm iluzionin se reforma po funksionon. Dhe në fakt nuk ka se si të jetë ndryshe, sepse në një rend ku është shkatërruar demokracia, nuk mund të triumfojë drejtësia./lapsi.al/

ShareTweetShare
Next Post
Silvia Bino: Ja kur do të filloj vaksinimi në popullatë në vendin tonë!

Silvia Bino: Ja kur do të filloj vaksinimi në popullatë në vendin tonë!

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
Baton Haxhiu: “Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, mua s’më shikoni më në TV”

Baton Haxhiu: “Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, mua s’më shikoni më në TV”

28/01/2021
Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik mbrëmjen e djeshme në “Opinion”. Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra...
Read More
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

27/01/2021
Fatos Lubonja ka publikuar një video, për të treguar se çfarë ka ndodhur në Tiranë me ndërtimet dhe mafian e...
Read More
Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

Mira Rakacolli në grumbullimin e partisë/ Silva Bino: Të gjobitet, policia të marrë masa!

27/01/2021
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, thotë se kryetarja e Komitetit, Mira Rakacollij duhet të gjobitet për shkelje...
Read More
COVID-19/ Pipero tregon simptomat: Infektimi pas vaksinës shtron shumë pikëpyetje

COVID-19/ Pipero tregon simptomat: Infektimi pas vaksinës shtron shumë pikëpyetje

27/01/2021
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, reagon për herë të parë në lidhje me infektimin me COVID. “Me ndodhi dhe mua!...
Read More
“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj zihet ngushtë për përgjimet, i nxjerr badigardin gazetarit

“Muhabetet me trafikantë, ti dhe Ylli..”/ Veliaj zihet ngushtë për përgjimet, i nxjerr badigardin gazetarit

27/01/2021
Kryebashkiaku Erion Veliaj, refuzon të flasë për përgjimet e anti-mafias italiane, ku persona të lidhur me grupin mafioz Ndrageta, bënin...
Read More
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës

27/01/2021
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook. Kjo është bërë e ditur...
Read More
Gjykatësi i Speciales merr vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin (DOKUMENT)

Gjykatësi i Speciales merr vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin (DOKUMENT)

27/01/2021
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ua ka refuzuar kërkesat për lirim ish-presidentit Hashim Thaçi, ish kreut të Kuvendit, Jakup...
Read More
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Kolonel Pashaj: Kryeministri i Shqipërisë nuk do të pranonte kurrë që…Ku qëndron marifet-mashtrimi nga pala greke me Othonoin

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Kolonel Pashaj: Kryeministri i Shqipërisë nuk do të pranonte kurrë që…Ku qëndron marifet-mashtrimi nga pala greke me Othonoin

27/01/2021
ARISTIR LUMEZI/ Koloneli në lirim, Myslim Pashaj, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, i kërkon Kryeministrit Rama që...
Read More

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

“Sapo kishte bërë 25 vjeç, ishte djalë i vetëm”, motra e infermierit që vdiq në aksident: Askush nuk më thoshte çfarë kishte ndodhur (FOTO)

I vodhi portofolin pacientit tek Infektivi, flet infermierja: Jam penduar, jam keq ekonomikisht

Baton Haxhiu: “Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, mua s’më shikoni më në TV”

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!