Sipas shefit të qeverisë, asplikimi s’është për vizë, por nëse je apo jo i lejuar të hysh në bazë të kartelës kriminale.
“Ka që në 2016 që flitet për këtë, tani thonë do bëhet ne 202.
Por nuk bëhet fjalë fare për ndonjë kthim pas.
Një sistem sigurie të BE për të gjithha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilëve duan të hyjnë në BE e s’kanë nevojë për vizë.
Jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS në mos gabohem quhet do duhet qe para se të nisen për në BE të bëjnë një aplikim online në pak minuta.
Aplikimi s’është për vizë, ai futet në sistem e ti merr konfirmimin po online në një kohë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në bazë të kartelës kriminale, s’ka lidhje kjo me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar. E gjitha është për shtetet që s’kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim mbrapa tek viza sic me siguri do predikohet nga gjithë ata që duan të përhapin erën e pustës digjitale në Gjirin e Lalzit”, tha Rama.
Discussion about this post