• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Thursday, January 21, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Kolegë, zgjidhni qytetarin dhe jo politikën

Kolegë, zgjidhni qytetarin dhe jo politikën

28/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se si do shkruhet historia e COVID-it në Shqipëri, një fakt nuk mund të mohohet: roli i mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të pacientëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka nevojë për koment.

Nga ana e vet politika është përpjekur vazhdimisht të lidhë imazhin e saj të njollosur me atë të bluzave të bardha, sikundër një enolog djallëzor përpiqet më kot të përmirësojë shijen e verës së keqe duke i shtuar verë të mirë. Por përpjekjet e politikës për t’i paraqitur mjekët si ‘heronj’ dhe për t’i shpërblyer me një mijë eurot e ‘luftës’ nuk mund të fshijnë lehtë 30 vjet armiqësi.

Gjatë tridhjetë vjetëve politika krijoi imazhin e mjekun ‘mantelzi’ dhe jo pa arsye. Për politikën nuk duhej të ishte hajdut ministri që vidhte miliona me tendera dhe koncesione, por kirurgu që përfitonte 50 apo 100 euro nga operacioni. Nuk ishte hajdut drejtori që merrte rryshfet mijëra euro për një vend pune, por infermierja që pasi kishte paguar 5 mijë euro për t’u punësuar, kapej mat duke marrë 100 apo 200 lek nga familjari i pacientit.

Kjo taktikë përbaltëse nuk u kufizua vetëm tek mjeku dhe infermieri, por të ‘korruptuar’ ishin edhe mësuesit, policët, roja i pyllit, nëpunësit e çdo rangu dhe kushdo tjetër. Kjo natyrisht për të krijuar imazhin e të qënit ‘të gjithë në një valle’, edhe kryeministri e ministri që akaparojnë dhjetëra milionë euro, edhe nëpunësi që me rrogën 200 euro nuk siguron dot bukën e gojës.

Për t’u kthyer tek bluzat e bardha, mjeku dhe infermieri i epokës para COVID ishte hajdut, i korruptuar, i pashpirt dhe matrapaz! Mjeku ishte personazh i rregullt i Fiksit apo i Stopit! Vitet e fundit e gjetën mjekun vizitor të rregull të bankës së të akuzuarve në gjyqe herë me bazë dhe shpesh të stisur!

Everest

Ky mjek dashur pa dashur depersonalizohet!

I paguar më keq se çdo koleg tjetër europian, nën tryninë e medias, ligjit dhe opinionit publik, mjeku mbeti pa zë dhe pa vullnet. Shumë kolegë për të mos u pajtuar me këtë realitet zgjodhën ikjen! Fillimisht jashtë vendit dhe sot gjithmonë e më tepër drejt sektorit privat!

Spitalet shtetërore kanë mbetur si fantazma dhe sistemi shëndetësor shqiptar sot ka raporte mjek/qytetar që ngjasojnë më shumë me Afrikën dhe vendet e varfëra aziatike se sa me Europën.

Ç’ndodhi gjatë epidemisë?

Papritur, mjeku e gjeti veten hero!

Së pari, politikanët dhe pasunarët u frikësuan sepse për herë të parë shëndeti dhe jeta e tyre ishte në dorën e mjekëve dhe spitaleve vendas.

Kjo deri sa zbuluan çarterat! Biznesi e humbi interesin, por jo politikanët!

Politikanët, të ndërgjegjshëm për shkatërrimin që i kishin sjellë sistemit shëndetësor, zgjidhjen e gjetën tek heroizmi dhe glorifikimi i mjekëve për të mbuluar dëmet e pallogaritshme që kishin bërë me makutërinë dhe paaftësinë e tyre.

Por glorifikimi nuk ishte gjë tjetër veçse kalim në ekstremin tjetër!

Mjekët nuk janë heronj!

Për mendimin tim, Shqipëria ka patur gjithsej dy apo tre heronj gjatë gjithë historisë së vet!

Mjekët sot janë një grup të cilit heroizmin ja ngecën në derë! U dhanë nga 1 mijë euro dhe u lanë të blinin vetë pajisje mbrojtëse, të organizonin një sistem të ç’organizuar keqazi dhe të ofronin kujdes shëndetësor në shekullin e 21-të me pajisje dhe metoda të shekullit të 19-të – pa zgjidhje inteligjente, pa pajisje, pa medikamente, pa protokolle, me infrastrukturë të rënuar, etj. etj.

Kur dikush i kritikon këta mjekë se përse nuk kanë hartuar protokolle, trajnuar kolegët e tyre në rreth apo mjekët e familjes, se përse nuk kanë kërkuar pajisje mbrojtëse për vete dhe kolegët e tyre, apo medikamente dhe aparatura për pacientët, se përse nuk kanë ngritur zërin me forcë kur pacientët vdisnin ndërkohë që duhej të shpëtoheshin, se përse nuk flisnin kur kolegët vdisnin nga mungesa e mbrojtjes në spitale e qendra shëndetësore, se përse nuk protestonin kur përgjigja shqiptare nuk i ngjante asnjë përgjigje europiane, apo më keq akoma, se përse pranonin të bëheshin bashkëfajtorë me politikën për fshehjen e vdekshmërisë në spitale, përgjigja nga qeveria vinte si rrufe ‘MOS NA PREKNI HERONJTË’!

Mjaft më!!!

Për heronj kishte nevojë në mars dhe në prill! Atëherë kur e gjithë bota përballohej me një të panjohur! Sot ‘heronjtë’ e prillit duhet të shndërrohen në zëdhënës të qytetarit!

Aleanca me politikën është fluide pasi politika ka treguar në çdo rrethanë se i ndërton partneritetet sipas parimit të lumit dhe të kalit. Pasi të kalojë pandemia, mjekët nga heronj do të kthehen prapë në hajdutë dhe ‘mantelbardhët’ do të shndërrohen sërish në ‘mantelzinj’.

Sot mjekët duhet të kuptojnë mundësinë e artë që u është dhënë për të rindërtuar marrëdhënien e besimit dhe partneritetit me qytetarin!

Në emër të qytetarit ata duhet të kërkojnë:

– Pajisje mbrojtëse që të mos kemi më mjekë e infermierë të vdekur! Jo vetëm nga COVID-i sot, por edhe nga sëmundje të tjera nozokomiale nesër!

– Teste, jo vetëm për COVID-in sot, por edhe në vijimësi! Të kërkojnë zhbërjen e koncesionit shkatërrimtar të laboratorëve dhe atij absurd të check-upit!

– Vaksina, jo vetëm për COVID-in sot, por edhe për gripin nesër dhe për gjithë sëmundjet e tjera ndaj të cilave këto ekzistojnë!

– Aparatura dhe jo thjesht CPAP, BiPAP dhe ECMO për COVID, por edhe akseleratorë, robotë Da Vinci dhe rezonancë magnetike funksionale për nesër!

– Dixhitalizim dhe jo thjesht për survejancën apo gjurmimin epidemiologjik sot, por edhe kartelën elektoronike të pacientit dhe zgjidhje të inteligjencës artificiale për nesër!

– Dhe mbi të gjitha, rindërtimin e sistemit shëndetësor ku spitalet rajonale nuk trajtojnë vetëm COVID-in sot, por edhe tumorin, stroke apo kardiokirurgjinë e urgjencës nesër!

Për ta bërë këtë le të marrin shembullin nga kolegët belgë që i kthyen shpinën ministrit të vet të shëndetësisë!

Në se mjekët belgë kishin një arsye për ta bërë këtë, mjekët shqiptarët kanë një mijë të tilla…

Tags: Erion Dasho
ShareTweetShare
Next Post
VIDEO/ Udhëtimi i fundit i çiftit që ishin nisur për te vajza, banori i zonës: I binin xhamit, donin të dilnin, kur erdha unë…

VIDEO/ Udhëtimi i fundit i çiftit që ishin nisur për te vajza, banori i zonës: I binin xhamit, donin të dilnin, kur erdha unë…

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

21/01/2021
Pasi nuk ka bërë asnjë hap për të vënë drejtësi dhe pasi i kujton ata vetëm në 21 Janar, Edi...
Read More
PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

PAMJE TË RËNDA/ Safet Gjici helmon qentë në Kukës!

20/01/2021
Disa qenë janë gjetur të ngordhur para bashkisë ditën e sotme në Kukës. Deri më tani dyshohet se qentë janë...
Read More
Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë

20/01/2021
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin e publikuar nga Gogo.al që zbuloi kontratën sekrete mes Qeverisë të Republikës së...
Read More
Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Policia heshti për ngjarjen, Stiverjani është nipi i zyrtarit të Policisë

20/01/2021
Pak ditë më parë u regjistrua një aksident i frikshëm para ambasadës italiane ku një automjet me shpejtësi 150 km...
Read More
Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

Ramës i del sekreti, zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer

20/01/2021
Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” të cilën Rama donte ta mbante të fshehtë është zbuluar...
Read More
Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

19/01/2021
Fotoja e mësuesit Maliq Torra nga Pogradeci, i cili mbante në krah shkarpa për të ngrohur nxenësit bëri xhiron e...
Read More
“Në Shqipëri ecën vetëm nëse bëhesh dashnorja e drejtorit, kriminelit, burrit të martuar, aty s’e duan njeriun e mirë”

“Në Shqipëri ecën vetëm nëse bëhesh dashnorja e drejtorit, kriminelit, burrit të martuar, aty s’e duan njeriun e mirë”

19/01/2021
Rike Roçi, një personazh i njohur mediatik në Shqipëri, por që jeton në Itali, është pyetur nga ndjekësit e saj,...
Read More
Debati/ Baton Haxhiu: Është rritur mirëqenia, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë në Shqipëri

Debati/ Baton Haxhiu: Është rritur mirëqenia, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë në Shqipëri

19/01/2021
Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e djeshme për sa i përket varfërisë në Shqipëri. Sipas Haxhiut,...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Video/ Fierakët i këndojnë presidentit turk: Erdogan nuk bën më nëna

Rama, propagandë edhe më 21 Janar, shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat

Donald Trump i dha lamtumirën Shtëpisë së Bardhë, Ivanka nuk mban dot lotët, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!