• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Tuesday, January 26, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
“Kokat” e kokainës në Amerikën Latine, arrestohet edhe nipi i deputetit të PS-së (Emrat)

“Kokat” e kokainës në Amerikën Latine, arrestohet edhe nipi i deputetit të PS-së (Emrat)

21/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesin e shqiptarëve të arrestuar nga operacioni anti drogë të zhvilluar nga policia shqiptare, gjermane dhe ajo belge, është edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, raporton Top Channel.

Ramazan Rraja u bë i njohur për publikun pas një videoje ku shihej teksa dhunonte një grua. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka.

Këto persona janë arrestuar në saj të operacionit ndërkombëtar antidrogë i koduar “ATOS”. Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Everest

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar “ATOS”, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

“Kokat” e kokainës në Amerikën Latine, arrestohet

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

ShareTweetShare
Next Post
57-vjeçari abuzoi seksualisht me të miturën/ Punonjësja sociale: E ëma ishte në dijeni për dy vite

57-vjeçari abuzoi seksualisht me të miturën/ Punonjësja sociale: E ëma ishte në dijeni për dy vite

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

  • Opozita e bashkuar (52%, 4,377 Votes)
  • Partia Socialiste (48%, 3,962 Votes)

TE GJITHE VOTUESIT: 8,339

Loading ... Loading ...
A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

25/01/2021
Në përgjimet e Anti-mafias italiane, që po trondisin piramidën e shtetit shqiptar, përpos ministrave dhe kryebashkiakut del edhe një nga...
Read More
SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

SKANDAL/ Pediatre Alketa Hoxha: “Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!”

25/01/2021
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku është shprehur se nuk do...
Read More
Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

Open Data Albania: Ja kush e kryeson listën e bashkëshorteve më të pasura VIP

25/01/2021
Bashkëshortja e deputetit socialist, Taulant Balla, Iris Pekmezi, duket se është gruaja më e pasur e politikanëve në Shqipëri. Ndërsa...
Read More
Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

Përdorimi Politik i Fesë/ “Myslimani Sami dhe i krishteri Sokrat”, Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar

24/01/2021
Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që...
Read More
Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm…

24/01/2021
Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes...
Read More
“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!

23/01/2021
Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin...
Read More
Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

Basha i bindur për fitoren: Do të jem i pari kryeministër që s’është shkolluar në komunizëm.

23/01/2021
“Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një...
Read More
Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

Mediat gjermane: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do e shohë si shkak për luftë

23/01/2021
Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të votuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Xheloz?! Pasi u tha se kishte lidhje sekrete me Tean, Bearti sulmon KEQ Andin: Burrë para kamerave, por jashtë…

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!