Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump, ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme gjatë xhirimit të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.
Sipas disa pamjeve, ai shihet teksa bën disa veprime intime me një gazetare.
Sipas tij kjo ishte një lojë e një prej protagonistëve të filmit. Gazetarja e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.
Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë. Avokati u shpreh: Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi.
Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi më tej siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë. Unë po rregulloja këmishën.
Discussion about this post